Categories Lajme

Ekzekutimi i 37-vjeçarit në Sukth, dyshohet për vrasje me pagesë, pista ku po hetohet

Vijojnë ende hetimet për vrasjen e 37-vjeçarit, Fatjon Dervishi alias Toni Margen. Grupi i hetimit ka sekuestruar kamerat e sigurisë në zonën ku ndodhi krimi dhe po kontrollojnë pamjet filmike.

Të 7 personat e shoqëruar janë lënë sërish të lirë, ndërsa grupi hetimit ka ngritur dy pista hetimi: prishja e pazareve të drogës, pasi viktima ishte përfshirë në grupe kriminale që veprojnë në trafikimin e kokainës në Holandë, si dhe hakmarrje për shkak të vellait të tij, i cili akuzohet për zhdukjen e një personi në Spanje si dhe disa krime të tjera që ka marrë pjesë.

Sipas hetuesve, mund të kemi të bëjmë me vrasës me pagesë, të cilët kanë qenë shumë të saktë, pasi kanë qëlluar vetëm objektivin dhe personi që e shoqëronte s’ka marrë asnjë lëndim.

Prokuroria e Durrësit do të kërkojë bashkëpunimin e homologëve holandezë dhe atyre spanjollë për të hedhur më tepër dritë mbi këtë atentat ku mbeti i vdekur 37-vjeçari.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Masat/ Protesta e opozitës, policia e përgatitur për çdo skenar, 1300 efektivë në terren

Protesta e thirrur në orën 18:00 nga Opozita ka vënë në gatishmëri Policinë e Shtetit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shoferi shqiptar humb jetën në aksident me kamion në Itali, la pas dy fëmijë

Një 48-vjeçar shqiptar, prej vitesh emigrant në Itali, ka humbur jetën në një aksident tragjik…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Projekti TID në Durrës, banorët kërkojnë kompensim të drejtë nga shteti për prishjen e shtëpive

Që kur mësoi se shtëpia e tij pranë bulevardit “Epidamn” do të prishej për t’i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Dielë 21 dhjetor 2025

Dashi Do jeni shume te vendosur gjate kësaj dite t’i zgjidhni te gjitha problemet qe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tragjedia në Lezhë, nëna i jep fund jetës pas vdekjes së djalit 42 vjeçar

Një dramë e thellë familjare, që duket sikur ka dalë nga skenat e një filmi…

LEXO ME SHUME