Categories Lajme

Ekzekutimi i Elvis dhe Fatmira Dedës, vajza dëshmon në gjyq: Mami im u vra për 20 mijë euro

Për vrasjen e Elvis Dedës dhe një vite më vonë e Fatmira Dedës, dëshmon tek gjyqi i Plumbit të Artë, e bija e Fatmirës Dedës 

Sipas dëshmisë së siguruar nga gazetarja e Top Channel Anila Hoxha, vajza ka dëshmuar se nuk i di rrethanat e vrasjes së vëllait dhe nënës së saj. 

M. Habili: Unë kam lindur dhe rritur në Kavajë, më pas imvella se di për cfarë arsye dhe rrethanash ai u zhvendos në Durrës. 

-Çfarë biznesi kishte vëllai juaj? 

M. Habili: Unë se di me çfarë biznesi është bërë vëllai im, nuk e di çfarë ka bërë ai më tepër, ai është larguar jashtë e kam takuar në 1997 ka qenë në emigracion. Fillimisht di që ka ikur në Itali më pas në Holandë dhe në Belgjikë. Në 2008 kam kuptuar që ai ka ardhur në Shqipëri. Kam qenë në punë, më kanë marrë një telefon  dhe më thonë shiko se “Lozhja”. Pas ngjarjes unë kam ikur në Gjermani, sepse nuk e pranoja dot ngjarjen.

Unë kur isha në gjermani, kur kam folur më mamin dhe i kam thënë që jam me ty, por nuk ndihem mirë për ta ndihmuar. Sepse une nuk njihja as njerzit. Përsëri e kam marrë vesh nga televizori se mami ishtë vrarë në 2013. Në 97 kam shkëputur të gjitha mardhëniet më vëllain. Familjarët e mi nuk e meritonin këtë fund. 

Vëllai ka qënë shumë i lidhur me mamin. Pas vrasjes së vëllait nuk kam pasur shumë komunikim me mamin, pasi i dhashë kohë vetes time për të kuptuar cfarë kishte ndodhur. Mamin tim e ekzekutuan për ca para. Mami im është vrarë për 20 mijë euro e kam dëgjuar në media. Besnik Dedja është daja i lozhes, i vëllait tim, pasi ai me ato ka pasur më shumë marrdhënie me atë pasi më mua skishte asnjë mardhnje. 

Në 2014 kam takuar zotin Festim Qoli, për pasurinë e vëllait tim. Ai më ka kërkuar shitjen e disa aksioneve të një objekti, të një biznesi. Nga shitja vlera ka qenë 45 mijë euro. Unë thjesht kam firmosur.  Nuk kam folur shumë gjëra me Festim Qolin, ai më ka bërë ndarjen e pasurisë me mamin. Unë se kisha idenë e asaj gjësë. Besnik Dede më ka ardhur në shtëpi më kanë kërkuar firmën që ata të ndjekin të gjitha pronat, që i kishte mami im dhe vëllai im. 

Besnik Dedja (daja) nuk më ka treguar se Festim Qoli ishte i dyshuar për vrasjen e vëllait tim. Nga mami im kam trashëguar vetëm një apartament, të cilin e kam shitur dhe kam blerë një tjetër banesë. Nuk kam qenë kurrë tek apartamenti ku ka jetuar mami. Unë ja lash në dorë drejtësisë nuk jam interesuar për vrasjen e vëllait dhe mamit. Nuk kam jetuar me mamin dhe as me anëtarë të familjes së mamit. Unë s’kam jetuar me mamin as me vëllanë. Ata ikën nga Kavaja shkuan në Durrës. 

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Dita e sotme me vranësira të dendura dhe reshje shiu me shkarkesa elektrike

Ditën e sotme (31 mars) vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vendimi/ Arratisja e Altin Ndocit, lirohet nga qelia ish-drejtori i burgut të Durrësit!

Gjykata e Durrësit ka ndryshuar masën e sigurisë për ish-drejtorin e burgut të Durrësit Indrit Cerloj, i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shkodër\ Flakët kanë përfshirë mbrëmjen e djeshme një furgon pranë një servisi automjetesh

Flakët kanë përfshirë mbrëmjen e djeshme një furgon pranë një servisi automjetesh, i cili funksionon…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Nafta falas…”/ Nga hapja e IPARD te mbështetja për fermerët dhe dëmshpërblimet, ministri Salla shpjegon ndryshimin e skemës së re

Ministri i Bujqësisë Andis Salla, ka shpjeguar sot skemën e re mbështetëse për bujqit dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në rrugën Fier-Patos, makina përplas biçiklistin

Një aksident ka ndodhur pak minuta më parë në aksin Fier-Patos (30 mars), me pasojë…

LEXO ME SHUME