Categories Lajme

Aksident në aksin Lushnje-Berat, “Benzi” përplaset me një tjetër mjet dhe përfundon në anë të rrugës!

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e së martës në aksin rrugor Lushnje-Beratin, në afërsi të fshatit Kasht-Bardhë, ku janë përfshirë dy mjete, një Mercedes dhe një Volkswagen.

Fatmirësisht, nuk ka pasur të lënduar dhe personat që udhëtonin në të dy automjetet kanë shpëtuar pa pasoja për jetën.

Sipas informacionit paraprak, dyshohet se mjeti tip Benz, që udhëtonte nga Lushnja në drejtim të Beratit, ka dalë nga korsi dhe ka përplasur automjetin tip Volkswagen.

Pas përplasjes, mjeti Benz ka humbur kontrollin dhe ka përfunduar në trafikndarësen e hekurt, përpara se të largohej nga vendngjarja.

Dëshmitarët okularë kanë deklaruar se drejtuesi i Mercedesit është larguar nga vendi i aksidentit, ndërkohë që policia ka identifikuar personin në fjalë dhe ka nisur kërkimet për arrestimin e tij.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME