Categories Lajme

Ekzekutoi të atin, 19-vjeçarja: Kisha dy mundësi! Ose ta vrisja, ose të arratisesha

Eshtë zbardhur një tjetër dëshmi e 19-vjeçares,Hygerta Meta që vrau babanë e saj Pellumb Meta në fshatin Shënvlash të Durrësit.

Ajo ka rrëfyer mardhënien e saj të komplikuar me të atin, sepse ky i fundit kishte vendosur ta fejonte me një djalë për të cilin ajo nuk ishte dakord. Sipas saj prej ditësh kishte patur konflikte me të ndjerin në lidhje me fejesën e padëshiruar. Ajo tregon se kishte planifikuar dy mundësi ose do të vriste babanë ose do të arratisej nga shtëpia.

Kishim pothuajse përditë konflikte dhe përplasje. Më tha që kjo punë është vendosur, do fejohesh me atë që të them unë dhe pikë. Babain e vrava se donte të më martonte me dikë që unë as nuk e doja.

Kishim pothuajse përditë konflikte dhe përplasje. Më tha që kjo punë është vendosur, do fejohesh me atë që të them unë dhe pikë. Unë planifikova se si mund të shpëtoja nga kjo fejesë. E vetmja mënyrë ishte ose të arratisesha nga shtëpia ose të vrisja babain”, mësohet të ketë deklaruar ajo.

19-vjeçarja u tha gjithashtu hetuesve se në ditën e vrasjes babë e bijë ishin vetëm në shtëpi dhe mohoi ta ketë ndihmuar dikush tjetër.

“Një ditë nisëm të debatonim prap kur ishim në shtëpi. Nëna ishte në arë. Mora pistoletën dhe e qëllova. Më pas kisha frikë mos më fusnin në burg dhe mendova të fshihja trupin e babait.

Pasi e varrosa në afërsi të banesës mendova se edhe policia e besoi se ai ishte zhdukur. Unë e kam kryer e vetme krimin, nuk më ka ndihmuar askush”, ka thënë ajo.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Ishte në kërkim/ Dogji mobilerinë ‘Aliko’ në Vlorë, vihet në pranga 37-vjeçari

Një 37-vjeçar në Vlorë i shpallur në kërkim, është vënë në pranga nga policia. Bledar Balliu kërkohej për zjarrin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Lufta në Iran, Autoriteti i Konkurrencës fillon monitorimin e tregut me pakicë të karburanteve

Autoriteti i Konkurrencës njofton se ka nisur monitorimin e tregut të karburanteve me shumicë dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mashtroi për shqiptarët, Harry Maguire dënohet me burg

Herri Meguajër është dënuar me 15 muaj burg, por që pezullohet me kusht, pas sherrit…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete Lajme

Horoskopi ditor për SOT, e Martë 3 Mars 2026

Dashi Ju pret një ditë nën ritmin e duhur. Ndikimi i kundërt i Hënës do…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Rikthehet qarkullimi në aksin Librazhd-Përrenjas, ARRSH del me njoftim

ARRSH bën me dije se sot në orën 12:00 do të rikthehet qarkullimi në aksin…

LEXO ME SHUME