Categories Kulture

Njihuni me “Sofrën e Zotit” guri që po çmend të huajt në Vlorë

“Guri me qiell” është atraksioni më i madh i natyrës në vendin tonë.Për nga mënyra e vendosjes,pesha dhe forma mund të quhet më i veçanti edhe më gjerë gadishullit tonë. Asgjëkundi syri, nuk të ndesh një monument natyre kaq të veçantë që të tundoj me pamjen e tij, formën, mënyrën e vendosjes. Larg çdo përfytyrimi,guri me qiell përbënë dhuratën e natyrës,për një vend të ashpër malor, vendosur në një vend me pjerrësi diku në faqet e një mali jugor.

“Guri me qiell” është monument natyre në faqen veriore të malit të Bogonicës. Guri me qiell është objekt i vizitueshëm.Por distanca është 1.5 orë nga katundi Vranisht i qarkut Vlorë. Mund të përshkruhet rrugëtimi vetëm me kafshë për turistët.Guri me qiell,ka një format të habitshëm. Shfaqet se një dorë skulptori,një mjeshtër hyjnor sigurisht, e ka gdhendur ,skalitur me kujdes deri sa i ka dhënë formën origjinale të një drejtkëndëshi në një faqe. Një skalitje të tillë,por edhe kaq origjinale,që i atribohet dorës së njeriut me kaq siguri,mjeshtri fsheh formula të pazhbirueshme.

Guri me qiell ka përmasa të një dhome të zakonshme.Pesha mund të shkoj 10 ton.Guri me qiell gjëndet i vendosur mbi dy gur,ose dy këmbë guri.Është i ngritur nga sipërfaqia e tokës. Këmba,që e mbanë nga ana veriore është një gurë, cilësohet autokton dhe ka ekzistuar duke u përvijuar poshtë sipërfaqes së tokës. Këmba në anën perëndimore është guri i sjellur. ”Guri me qiell” është quajtur:a- objekti është gur, pavarësisht formës dhe peshës e latimit.b-me qiell. Guri nuk gjëndet i vendosur në tokë. Është i ngritur nga lartësia e tokës.Është në hapësirë.

Sipas konceptit të vëndasve është i larguar nga toka, d.m.th është në lartësi, pra siç quhej qiell,pa u thelluar se ç’quhej qiell, pa u thelluar se ç’distancë është lartësia tokë-gurë. Guri me qiell është monument natyre dhe është gjendur në këtë pozicion në kohëra të mbuluara mjegullisht,që studjuesit i quajnë prehistorike, a diçka më ndryshe. Është vrojtuar pozicionimi i tij përmes mijërave syve.

Befasisht nuk ka ardhur, në këto lartësi, veç malin që e mban si mik të vjetër nga kohët e shkuara. Emërtimi qiellor mos është shkaktuar ardhja nga ajo pjesë ku qëndron absolut misterioziteti, bota e pashëmbshme e fshehur. Mos ka këpërcyer ato sinore, për tu shfaqur në një lartësi malesh. Në anën e majtë gjënden gjurmët që flasin se vendasit kanë dashur ta skalisin gurin, ndoshta ta shpërfytyrojnë, duke e goditur mizorisht, për ti hapur disa shkallë të vogla.

Kurse emërtimi vëndas “Sofra e Zotit” është një urë lidhje me vendodhjen e tij afërsishtë me Vendin e Zotit, malin e Bogonicës dhe afërsia me “lëmin e lejlerëve” vend i shenjtë pellazg. Por zbuluesit kërkojnë ta shkëpusin nga këto labirinthe fshehtësie të pagoja. I përket kohës prehistorike,thonë dhe bëjnë citime me legjenda, këngë si dhe afërsia që ka me shpellën e banuar të Lipes, dalin krejt zbuluar se është monument natyre i shfytëzuar në kohët prehistorike.

Pozicionimi i tij është pjesa më delikate. Nga erdhi dhe si erdhi? U rrokanis nga mali? Por kush e ngriti dhe me ç’mjete? C’forcë titanike është ajo, që e shkëputi nga toka. Kush e latoi në një faqe dhe përse në këtë vend? C’farë enigme mbart, ky monument i pagojë, dëshmitar i heshtur i kohës tonë!

Guri me qiell është vend i preferuar i mjaftë turistëve, që mbrijnë këtu me ngrohjen e motit. Është një iniciativë private, që ka disa vite që ushtrohet e Muhamet Tartarit, poet i zonës dhe krijuese e gjurmues popullor, ushqyesi kryesor i grupit folk të Vranishtit, që i mbledh turistët të cilët ngrenë çadra në këtë vend dhe pushojnë aty. Një mënyrë e mirë kjo për turizmin malor dhe për zhvillimin e tij të shpejtë. Është vetëm një miqësi e këtij poeti me turistët, që vijnë dhe ngrenë çadrat tek guri me qiell duke shijuar aromën e malit, ajrin e pastër dhe prodhimet blegtorale të blegëtorëve vendas.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Kulture

Befason Ema Andrea, aktorja nderohet me çmimin prestigjioz italian “Premio Adelaide Ristori 2025”

Aktorja shqiptare, Ema Andrea është shpërblyer me çmimin prestigjioz italian, “Premio Adelaide Ristori 2025”, për…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Takimi  i pa harruar  me Kadarene, Nga Arben  Meksi

Takimi  i pa harruar  me Kadarene Botuesi  i vepres se  Ismail Kadarese ,Bujar Hudhri,here pas…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Fest Folk 2024 “Sofra Konispolate”, nata e dytë me dhjetra grupe artistike nga Konispoli, Saranda, Delvina, si dhe nga mbarë Shqipëria dhe Kosova

Për dy netë radhazi, me nismën e bashkisë së Konispolit dhe mbështetjen e Këshillit të…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Në Pallatin e Kulturës “Labëria”, u zhvillua faza finale e festivalit “Gurra Folk Fest”, edicioni i VI

Për të gjashtin vit radhazi, Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore Vlorë, në koordinim me Drejtorinë…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Përkujtohet Kuvendi i Besës në Senicë

Në fshatin Senicë, të njohur si “ballkon” i krahinës së Rrëzomës, 254 vite më parë…

LEXO ME SHUME