Categories Lajme

Ekzekutuesi i Briken Sanajt hyri në Shqipëri ilegalisht nga Belgjika, kreu vrasjen në kohë rekord

Pamjet e kamerave të sigurisë tradhtuan Vladimir (Valmir) Kolën, të dyshuarin kryesor për ekzekutimin e Briken Sanajt në rezidencën ‘Kodra e Diellit’ në Tiranë. News24 ka siguruar dosjen hetimore të Kolës, nga ku rezulton se i dyshuari ka udhëtuar nga Belgjika për në aeroportin e Podgoricës, pak ditë përpara se të kryente krimin.

Ai ka hyrë ilegalisht në Shqipëri, përderisa sipas hetuesve nuk rezulton të jetë i regjistruar në sistemin TIMS.

Burimet konfirmojnë se ai është filmuar në një lokal në Lezhë, teksa ka marrë nga dy shtetasit kosovarë automjetin që përdori në vrasjen e Sanajt, të cilin më pas e dogji në rrugën dytësore Tiranë – Durrës në afërsi të Domjes.

Disa orë përpara krimit të rëndë, Vladimir Kola, është fiksuar nga një tjetër kamera sigurie te “Rruga e Kosovarëve”, ku ka marrë një taksi dhe ka udhëtuar drejt Lezhës.

Natën e krimit, ai ka udhëtuar nga Lezha drejt “Kodrës së Diellit” ku e ka pritur viktimën që të mbërrinte pranë vilës së tij, ku dhe e qëlloi për vdekje atë që e konsideronte si hasmin e tij.

Në të gjitha këto pamje ai shfaqet me të njëjtat rroba, çka sipas hetuesve i shumëkërkuari mbërriti në Shqipëri dhe në kohë rekord organizoi vrasjen e Sanajt mbrëmjen e 30 tetorit dhe më pas u largua jashtë vendit.

Motivi i krimit dyshohet të jetë hakmarrja, pasi 10 vite më parë, vëllai i viktimës, kishte plagosur Gentian Kolën. Familjet Kola dhe Sanaj kishin bërë tentativa për t’u pajtuar pas kësaj ngjarje, por nuk kishin mundur të shuanin konfliktin mes tyre./BW

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident tragjik në Fier-Lushnjë, humb jetën shoferi

Një person ka humbur jetën këtë të premte, 19 qershor, si pasojë e një aksidenti.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Lezhë! Mbyten dy vajza të mitura në plazhin e Tales

Një ngjarje e rëndë është shënuar mesditën e kësaj të premteje, 19 qershor, ky dy…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

E vërteta mbi Kakomenë: Faktet për një investim që priti 22 vjet

Për vite me radhë, çështja e Kakomesë është shoqëruar nga pretendime që kanë krijuar perceptimin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arratisje spektakolare e shqiptarit, nga burgu i Brindisit, kapet pas disa orësh ndjekjeje!

Një 23-vjeçar shqiptar i arrestuar, ka bërë arratisje spektakolare orët e para të mëngjesit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME