Presidenti italian Sergio Mattarella dhe presidenti francez Emmanuel Macron, i bënë homazh gjeniut më të madh të të gjitha kohërave, Leonardo da Vinçi, me rastin e 500 vjetorit të vdekjes së tij, në vendin e tij të lindjes, në Vinçi, në Toskanë, ku iu paraqit komunitetit botëror një “relike unike” e vërtetë: një cullufe flokësh që besohet se i është prerë vetë Leonardo-it të madh.
“Është me siguri e rëndësishme – sqaroi kritiku i artit Alessandro Vezzi, drejtor i Muzeut: ‘Leonardo da Vinçi'” – dhe është një dokument historik. ‘Flokët’, që gjendeshin në Shtetet e Bashkuara, ishin pjesë e një koleksioni privat.
Studimi shkencor i këtyre flokëve, nëse vërtetohet autenticiteti i tyre, do t’u japë studiuesve një informacion të madh mbi ADN-në e Leonardos dhe karakteristikave të tij fizike.
Ndërkohë, do të ekspozohen së bashku me dokumentet që dëshmojnë për prejardhjen e tyre, për herë të parë për publikun në Vinçi të Italisë, si pjesë e ekspozitës së organizuar për 500 vjetorin e vdekjes së artistit dhe shkencëtarit të madh italian.

