Categories Lajme

Elbasan, 3 të arrestuar

Policia në Elbasan ka finalizuar operacionin e koduar policor “Start 2022”, i zhvilluar nga Sektori për Hetimin e Narkotikëve, Forca Operacionale në DVP Elbasan dhe Komisariati i Policisë Peqin. Në kuadër të këtij janë vënë në pranga tre persona dhe është shpallur në kërkim një tjetër.

Të arrestuarit janë S. D., 21 vjeç, banues në Peqin, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”. I riu ka qenë i dënuar më parë për krime kundër personit; A. Ç., 43 vjeç, banues në Peqin, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”. 43-vjeçari ka qenë i dënuar më parë për vjedhje.

Po ashtu, në pranga është vënë 20-vjeçari M. D., banues në Peqin, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, a rmëve shperthyese dhe i municionit”. Kurse në kërkim është shpallur për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, shpërthyese dhe i municionit” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta” E. T., 20 vjeç, banues në Peqin.

Në bazë të informacioneve operative të grumbulluara, policia gjeti dhe sekuestroi në lagjen ”Xhami” të Peqinit, në një magazinë,  një arsenali armësh, konkretisht një kallashnikov, dy pistoleta, një armë gjahu shotgun, një thikë, një bajonetë, një grantë difensive, një ndezës, municion luftarak, dy palë targa, një sasi të vogël lënde narkotike dhe fara kanabisi.

Tre të arrestuarit dyshohet se janë poseduesit e a rmëve, pasi në momentin që kanë parë policinë dyshohet se kanë tentuar të fshehin a rmët në vendin ku u gjetën nga shërbimet e policisë.

Gjithashtu janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale automjeti “Opel Frontera” dhe 1 aparat celular. Nga veprimet e para hetimore dyshohet se a rmët e zjarrit mund të jenë përdorur në ngjarje kriminale kundër jetës dhe pronës. A rmët e sekuestruara janë dërguar për veprime të mëtejshme në Institutin e Policisë Shkencore në Tiranë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Reforma territoriale, Shoqata e Bashkive kërkon ndërhyrjen e Këshillit të Evropës

Shoqata e Bashkive dhe e të Zgjedhurve Vendorë i është drejtuar me një letër urgjente…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Martë 25 Gusht 2026

Dashi Mos e lini për asnjë moment pas dore partnerin tuaj sot sepse mund t’iu…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbardhet vjedhja e 2.5 milionë lekëve dhe bizhuterive në Tiranë

Policia e Tiranës ka zbardhur vjedhjen e ndodhur 10 ditë më parë në një banesë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Trendi që po përhapet te të rinjtë/ Teknologjia e vjetër për një jetë më të qetë

Rrjetet sociale dhe teknologjia kanë marrë një pjesë të madhe të jetës së përditshme, veçanërisht…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksidenti me dy viktima në Golem, banorët: Po bënin manovra me motor dhe humbën kontrollin

Detaje të reja janë zbuluar nga aksidenti me pasojë vdekjen e dy të rinjve në…

LEXO ME SHUME