Categories Lajme

Elbasan, U kapën duke transportuar emigrantë të paligjshëm, në pranga dy persona

Në vazhdën e operacionit të koduar policor, “Perimetri”, janë vënë në pranga dy persona. Policia njofton se shtetasit A. Gj., 37 vjeç dhe L. S., 50 vjeç banues në Elbasan, janë kapur në aksin rrugor Korçë-Pogradec, pasi janë konstatuar se po transportonin emigrantë të paligjshëm. Dy shtetasit e arrestuar, i premtonin emigrantëve kalimin në një nga vendet e BE.

Sipas njoftimit zyrtar, njëri prej të a rrestuarve ka qenë i ndaluar edhe një herë më parë për këtë veprimtari të paligjshme, e aktualisht ndodhet në “A rrest shtëpie”. Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i plotë i Policisë: Vijojnë goditjet e njëpasnjëshme në kuadër të operacionit policor “Perimetri”. Transportonin kundrejt shpërblimit emigrantë të paligjshëm, vihen në p ranga 2 shtetas. Njëri prej të ndaluarve, i arrestuar edhe një herë më parë për këtë veprimtari të paligjshme, u kap duke thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”.

Specialistët për H etimin e T rafiqeve të Paligjshme dhe N arkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, në bashkëpunim me Policinë Kufitare dhe Forcat Speciale “Shqiponjat” në vijim të operacionit policor “Perimetri”, kanë g oditur një tjetër rast të aktivitetit k riminal në fushën e dhënies së ndihmës shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufirit kundrejt shpërblimit, si rezultat i të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve A. Gj., 37 vjeç dhe L. S., 50 vjeç, banues në Elbasan.

Shërbimet e policisë, kanë kapur në aksin rrugor Korçë-Pogradec, pranë vendit të quajtur “Kryqëzimi i Libonikut”, në Maliq, shtetasin A. Gj., me mjetin tip “Renault”, duke transportuar dy emigrantë të paligjshëm të cilëve kundrejt shpërblimit, iu kishte premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së.

Nga veprimet e mëtejshme hetimore rezultoi se bashkëpunëtor me 37-vjeçarin, në këtë aktivitet kriminal, ishte edhe shtetasi L. S., i cili u kap në afërsi të fshatit Sovjan, Maliq, duke thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, caktuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Pogradec me vendimin e datës 17.11.2020, për v eprën p enale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, kryer në bashkëpunim. Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Golem\ Zaptuan hapësirat publike 3 në hetim! Sekuestrohen 116 çadra dhe 232 shezlongë

Policia e Kavajës ka vijuar kontrollet në vijën bregdetare në kuadër të operacionit “Plazhi i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Muzika e lartë pas orës 24:00, gjobitet me 2 mln lekë pronari i ‘beach bar’ në Himarë

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Himarë, në zbatim të planit të posaçëm të masave për…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për neser, e hënë 27 korrik 2026

Dashi Shume planetë do kenë ndikim te madh sot ne jetën tuaj ne çift. Ata…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pogradec, ra në kontakt me rrymën elektrike humb jetën elektricisti , rreth 60 vjeç

Një ngjarje e rëndë është regjistruar e sot në fshatin Zërvaskë të Pogradecit, ku një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shkodër/ tre të arrestuar (EMRAT)

Tre persona janë arrestuar në Shkodër për armë pa leje dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike…

LEXO ME SHUME