Categories Lajme

Elona e rrjetave/ Në muajin e nëntë të shtatzënisë qep rrjetat e peshkatarëve në Vlorë

Elona është në pritje të fëmijës së dytë. Por as shtatzënia nuk e largon nga porti i peshkimit në Vlorë, atje ku ashtu si familja e saj me breza të tërë, 33 vjeçarja qep rrjeta që kur ishte 15 vjeçe.

Familja nga vjen por edhe bashkëshorti, të gjithë e kanë jetën të lidhur me peshkimin. Për të nuk është një mjedis i huaj edhe pse sot është e vetmja grua që riparon rrjetat e peshkatarëve. “Që në vitin 2002, kur bëra kursin e peshkimin, jam diplomuar për të qepur rrjeta. Për mua është shumë e lehtë sepse e kam pasion dhe trashëgimi nga familja. Këtu ndihem mirë, sikur jam në shtëpinë time”, thotë Elona.

Elona nuk e ka braktisur Vlorën as për të punuar në Itali, ku sic na tregon ka pasur kërkesa për punë. Puna e saj në port vlerësohet. “Është e vetmja femër që qep këtu. Edhe ato që ishin kanë dalë në pension, ka ngekur vetëm një. Të gjithë peshkatarët janë në duart e saj por sa do i përballojë ajo”, thotë një peshkatar në portin e Vlorës.

Në muajin e nëntë të shtatzënisë, Elona nënë e një vajze, do të vazhdojë punën derisa të vijë në jetë edhe fëmija i saj i dytë, për t’u rikthyer me të njëjtin pasion që nuk e braktis prej 18 vjetësh.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 12 Shtator 2026

Dashi Nuk është dita më e mirë për të vepruar të vetëm dhe për të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arratisja si në ‘filma’ , zbardhet identiteti i shqiptarit në Greqi! (Emri)

Gentian Çipi është 41-vjeçari nga Korça, i cili u arratis mbrëmjen e 11 shtatorit në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbardhen disa vjedhje banesash, në pranga 3 persona! (EMRAT)

Tre persona, të dyshuar për përfshirje në disa vjedhje në Patos, janë vënë në pranga…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident i rëndë në Porto Palermo/ Përmbyset automjeti

Një aksident rrugor është regjistruar në orët e para të mëngjesit në zonën e Porto…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 10 Shtator 2026

Dashi Do bëni edhe sakrifica sot ju te dashuruarit vetëm e vetëm qe te ruani…

LEXO ME SHUME