Categories Lajme

Elvis Naçi nënshkruan marrëveshje me Arben Ahmetajn: Ja sa banesa do ndërtohen në Thumanë

Arben Ahmetaj Ministria e Shtetit për Rindërtim, përfaqësuar nga ministri dhe Fondacioni Firdeus, përfaqësuar nga Elvis Naçi kanë nënshkruar sot një marrëveshje bashkëpunimi për ndërtimin e 168 banesave për të pastrehët në Thumanë. Ky fondacion mblodhi plot 9 milionë e 50 mijë euro nga donacionet e mijëra shqiptarvëe brenda vendit, por edhe nga Kosova, Maqedonia, Mali i Zi, deri në SHBA e më tej. Mbledhja e fondeve nisi menjëherë pas tërmetit të 26 nëntorit që shkaktoi 51 viktima, mbi 3,000 të plagosur dhe shkatërroi mbi 14,000 banesa. Një prej zonave më të goditra nga tërmeti ishte epiqendra, në Thumanë, ku edhe janë planifikuar të ndërtohen banesat e reja.

Njoftimi i ministrit Ahmetaj: Nënshkrimi i Marrëveshjes me Fondacionin Firdeus, një tjetër gur i rëndësishëm në themel të rindërtimit. 9 milionë e 50 mijë euro donacione nga shqiptarët për shqiptarët, do të shkojnë për rindërtimin e 168 banesave individuale në Thumanë, e në varësi të nevojës, edhe në njësi të tjera brenda zonës së dëmtuar nga tërmeti i 26 nëntorit. Ndërkohë qeveria ka avancuar 5.7 milion dollarë për rindërtimin e infrastrukturës në Thumanë dhe përgatitjen e terrenit për rindërtimin e banesave, ku shumë shpejt Firdeus do të fillojë te hedhë themelet e para.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Përplasi makinën me shkallët e Kryeministrisë, më pas shkelmoi derën e institucionit, arrestohet 40-vjeçari!

Policia e Tiranës ka vënë në pranga 40-vjeçarin Eledion Marku, i cili mëngjesin e së…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e hënë 11 maj 2026

Dashi Dite e bukur dhe me diell kjo e sotmja për te dashuruarit. Do bashkëpunoni…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Plagosen rëndë dy të rinj në Fier, Policia shpall në kërkim 36-vjeçarin

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së dielës në Fier, ku kanë mbetur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Korçë/ Ngjarja e rëndë, arrestohet për “ngacmim seksual” kirurgu i spitalit. Kallëzimi i 21 vjeçares

Arrestimi është bërë pas kallëzimit të një vajze 21 vjeçare ndaj mjekut kirurg N.N. Sipas…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dy muaj pas vdekjes, familjarët e Xhuana Nikollajt kërkojnë drejtësi për 25-vjeçaren

Dy muaj pas vdekjes tragjike të 25-vjeçares Xhuana Nikollaj, familjarë, të afërm dhe qytetarë të…

LEXO ME SHUME