Categories Lajme

EMA ngre alarmin: Varianti MU është shqetësues

Varianti Mu, i identifikuar për herë të parë në Kolumbi në janar, është potencialisht shqetësues, por ende nuk ka të dhëna që të sugjerojnë se mund të kapërcejë variantin Delta si varianti mbizotërues, njoftoi Agjencia Evropiane e Barnave (EMA). Varianti, i emërtuar shkencërisht B.1.621, u klasifikua si “variant për t’u ndjekur” nga OBSH në fillim të shtatorit. Rregullatori evropian është përqendruar kryesisht te variantin Delta, por po monitoron edhe variante të tjera, që mund të përhapen, të tilla si Lambda (e identifikuar në Peru) dhe, së fundmi, Mu”, tha Marco Cavaleri, menaxher i EMA-s për Strategjinë e Vaksinave.

“Varianti Mu mund të jetë potencialisht më shqetësues, sepse mund të tregojë një rrezik potencial të shmangies imune (rezistencë ndaj vaksinave)”, saktësoi Cavaleri në një konferencë për shtyp. “Por ne nuk kemi të dhëna që tregojnë se varianti Mu po përhapet aq shumë ose se ka një shans që të kapërcejë variantin Delta si lloji mbizotërues”, shtoi ai. Të gjithë viruset, përfshirë SARS-CoV-2 përgjegjës për Covid-19, ndryshojnë me kalimin e kohës. Shumica e mutacioneve kanë pak ose aspak efekt në vetitë e virusit.

Sidoqoftë, disa mutacione mund të ndikojnë në vetitë e virusit, për shembull, sa lehtë përhapet, ashpërsia e sëmundjes që shkakton ose te efektiviteti i vaksinave, ilaçeve, mjeteve diagnostikuese, ose masave të tjera të shëndetit shoqëror dhe publik. EMA do të diskutojë me zhvilluesit e vaksinave efektivitetin e vaksinave kundër variantit Mu.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident fatal në Rrugën e Kombit, përplaset për vdekje një shtetase nga Kosova

Një aksident i rëndë është shënuar mëngjesin e kësaj të hëne (15 qershor) në aksin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja e Valter Lleshit, viktima kishte precedent në një ngjarje kriminale të vitit 2020

Detaje të reja kanë dalë në dritë lidhur me vrasjen e ndodhur në Mirditë. Viktima,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pacolli ngre shqetësimin: Kërcënime dhe pengesa për Aeroportin e Vlorës

Biznesmeni Behgjet Pacolli ka postuar disa foto nga punimet në Aeroportin e Vlorës, ndërsa që…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Policia jep informacion zyrtar për efektivin e Rrugores që i dha fund jetës në Tiranë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit të së dielës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Humbi jetën 15-vjeçari , Gjykata e Gjirokastrës lë në “arrest shtëpie” pronarin e pishinës

Skandale ne Gjirokaster pishina nuk plotesonte asnje kusht sigurie nje femije humbi jeten por gjykata…

LEXO ME SHUME