Categories Lajme

Emërimi i kryetarit të përkohshëm deri në zgjedhjet e reja, mblidhet këshilli bashkiak i Himarës! Banorët përplasen me policinë

Sot në orën 10:30 nisi mbledhja e radhës në këshillin e Bashkisë së Himarës ku përveç disa pikave që janë në rend te ditës sot do diskutohet dhe caktimi i një prej 2 nënkryetarëve për të drejtuar bashkinë e Himarës deri në zgjedhje të reja.

Dy nënkryetarët janë Blerina Bala dhe Pervin Gjikuria të cilët do të zgjidhen nga këshilli i bashkisë së Himarës. Këshilli i bashkisë së Himarës përbëhet nga 21 anëtarë, 9 nga PS, 7 PD ndërsa 5 anetarë të tjerë nga parti të vogla.

Fillimisht në mbledhje do të diskutohet për rendin e ditës dhe më pas do të caktohet një nga 2 nënkryetarët.

Ende pa nisur mbledhja, banorët e pranishëm për të ndjekur mbledhjen e këshillit, janë përplasur me policinë pasi kërkuan që drejtuesi politik i PS, Blendi Klosi dhe prefekti i qarkut Vlorë, Vangjel Tavo të dilnin nga salla e mbledhjes.

Këshilli pritet të mandatojë sot kryetarin e përkohshëm deri në mbajtjen e zgjedhjeve të reja në Himarë pas arrestimit të kryebashkiakut Jorgo Goro nën akuzën e tjetërsimit të pronave.

Në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Himarës pritet që të merret vendimi që një nga nënkryetarët e bashkisë, midis Blerina Bala ose Pervin Gjikurian, të marrë drejtimin e bashkisë së Himarës. Duhet se favorite është Bala, teksa shumica e Këshillit përbëhet nga PS. Socialistët kanë shumicën në këshillin bashkiak të Himarës, 13 vota kundrejt 8 të opozitës.

Kujtojmë që kryetari i zgjedhur i Bashkisë së Himarës, Fredi Beleri, ndodhet në qeli pasi GJKKO e dënoi me 2 vite burg pasi akuzohet për korrupsion aktiv në zgjedhjet lokale të 2023-it. Ndërsa, Goro ndodhet në qeli pasi akuzohet për “shpërdorim detyre”.

SPAK ka njoftuar më herët se Goro akuzohet se në  dy episode të ndryshme ka kryer veprime në kundërshtim me ligjin, të cilat përbëjnë mos përmbushje të rregullt të detyrës, duke sjellë dhe pasojën kriminale në kuptim të dispozitës për të cilën hetohet.

Në njoftim bëhet me dije se Goro në cilësinë e kryetarit të Bashkisë, në bashkëpunim me Drejtorin e Drejtorisë së Mbrojtjes dhe Menaxhimit të Tokës, pa bërë asnjë verifikim konkret sipas detyrimeve ligjore, kanë përcjellë pranë organeve kompetente dokumente tërësisht të falsifikuara duke bërë të mundur më pas regjistrimin e një sipërfaqe prej 5512 m2 tokë bujqësore në pronësi shtet, në favor të subjektit privat.

Kjo sipërfaqe toke e ndodhur në Dhërmi pas regjistrimit në regjistrat publikë falë edhe veprimeve të kundërligjshme të personave përgjegjës (shtetasve të tjerë nën hetim Bilbil Aliaj dhe Vezir Gjiloka ) është tjetërsuar në favor të një subjekti privat, duke zhveshur shtetin nga pronësia mbi të. Ky tjetërsim është shoqëruar me përftim material të padrejtë për shtetasin tjetër nën hetim Stavri Mëhilli.

Gjithashtu, SPAK njofton se Goro po hetohet edhe për një rast tjetër, ku në bashkëpunim me shtetasin tjetër në hetim, Jerasimo Bashi, ka realizuar me veprime konkrete zhvendosjen faktike në terren të një sipërfaqe tokë bujqësore prej 5080 m2, duke ja mbivendosur atë një pasurie tjetër në pronësi të shtetit.

Përveç, Jorgo Goros, i cili akuzohet për veprën penale “shpërdorim detyre”,   SPAK ka lëshuar masën “arest me burg” edhe për shtetasin Stavri Mëhilli pasi akuzohet si për kryerjen e veprës penale “Falsifikimi i dokumentave”. Ai është shpallur në kërkim.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Mërkurë 23 Prill 2025

Dashi Gjate kësaj dite do jeni te mbushur me shprese se te gjitha dëshirat qe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Autizëm politik”/ Rama publikon video-mesazhin, u kërkon ndjesë fëmijëve autikë dhe prindërve të tyre

Kryeministri Edi Rama, ka publikuar një video mesazh, për të kërkuar ndjesë për përdorimin e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrau vajzën e tij në Tiranë, arrestohet në Liban 49-vjeçari palestinez

Policia ka arrestuar babain e 24-vjeçares palestineze Rayyan Alwan, i cili masakroi me thikë të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dita e sotme me vranësira, priten shira gjatë pasdites

Ditën e sotme (23 prill) vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për SOT, e Martë 22 Prill 2025

Dashi Do ëndërroni me shume sesa duhet gjate kësaj dite ne jetën tuaj ne çift…

LEXO ME SHUME