Këshilli Mbikëqyrës ka emëruar Luljeta Minxhozin, zëvendësguvernatoren e Parë të Bankës së Shqipërisë.
Po ashtu Këshilli Mbikëqyrës analizoi veprimtarinë e tij për vitin 2018 dhe miratoi programin e punës për vitin 2019, së bashku me kalendarin e mbledhjeve që do të zhvillojë gjatë këtij viti. Këshilli miratoi disa ndryshime në rregulloren “Për kapitalin rregullator të bankës”.