Categories Lajme

Emigrantët ishin krushqit, skema e trafikut të klandestinëve Greqi-Shqipëri-Itali

Klan News ka siguruar dosjen hetimor mbi trafikun e 1120 klandestinëve nga lindja e mesme drejt Shqipërisë dhe më pas me destinacion vendet e bashkimit evropian. Hetimet kanë nisur në Prill të vitit 2020 dhe kanë përfunduar në Tetor të vitit të shkuar, kohë e cila prokuroria dhe policia kanë dokumentuar 30 episode të kontrabandimit të klandestinëve.

Koka e grupit të kësaj skeme, konsiderohen për hetuesit 5 persona, mes tyre 4 të huaj dhe një shqiptar. Për gjetjen e emigrantëve, ishte Abu Ahmed Sultan, me kombësi palestineze, ndërsa në rolin e organizatorëve janë dhe 4 të tjerë.

Njerëzit në vendin tonë priteshin nga Fatjon Koçllari dhe më pas akomodoheshin me anë të ndihmësve të tjerë, në Vlorë, Fier apo dhe Tiranë. Shtetasit e huaj që ishin në krye të skemës, kishin përfituar statusin e azilantit në Shqipëri.

Klandestinët hynin në vendin tonë nëpërmjet kufirit me Greqinë, por dhe nëpërmjet aeroportit të Rinasit. Kjo e fundit bëhej nëpërmjet kompanisë së Rafael Lleshit, i cili kryente ftesa fiktive të shtetasve egjiptianë dhe më pas persona të tjerë i dërgonin me gomone në Itali.

Në një përgjim të kryer nga prokuroria, evidentohet se klandestinët përdornin kode të ndryshme për të mos u kuptuar. Emigrantët e huaj nga trafikantët ishin emërtuar si krushq.

Mënyra e pagesës ishte në dy forma, duke lënë fillimisht një kapar, dhe pjesa tjetër jepej nga familjarët pasi bëhej mbërritja në destinacion, apo dhe duke i bllokuar paratë në një pikë të caktuar në Greqi. Në bregdet ku bëhej nisja për në Itali, qëndronin ndihmësit, anëtarë të grupi kriminal, të cilët ruanin për patrullimet e Policisë dhe sinjalizonin momentin që rruga ishte e pastër bëhej nisja.

Në dosje është dhe episodi i datës 8 Janar i vitit të shkuar, ku anija me 52 klandestinë rrezikoi të mbytej, por fatmirësisht u shpëtuan.

TABELA Rolet e trafikantëve Organizator: Yahya Hyssef, Abu Ahmed Sultan, Fatjon Kocllari, Soran Saber, Mohamed Sheriff,

Ndihmës: Petrit Pashaj, Roland Ramadani, Enjad Myrtaj, Indrit Hita, Klajdi Kondo, Robert Hysa, Arjol Lleshi, Qazim Ismailaj, Fatos Dusha, Ilir Zotaj

Ekzekutor: Thoma Sako dhe Rudin Shkrela dhe Kristiana Sako

Roje i klandestineve: Zamir Musliu

Transportues: Klodian Gjikondaj, Fajton Belaj, Klement Latifaj

Skafist: Emiljano Likaj, Dushan Spahiu, Paulin Koci./Klan News

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Kthjellime dhe vranësira kalimtare, si do të ndryshojnë temperaturat sot

Për këtë javë vendi ynë do të ndikohet nga kushte relativisht të paqëndrueshme atmosferike edhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Djegia e tragetit në Sarandë, pronarët dyshojnë te zjarrvënia e qëllimshme

Një traget është djegur sot rreth orës 12:00, në kalatën e Portit të Sarandës. Trageti…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Turistja gjermane bie nga ujvara në Përmet, dërgohet me helikopter në Tiranë

Një turiste gjermane ka rënë nga ujëvara në zonën e Çarçovës në Përmet duke shkaktuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Nëna me dy fëmijë të mitur janë ende të zhdukur, ndërsa vajza 9-vjeçare u gjet e mbytur, zbardhet dëshmia e 31-vjeçarit

Shtetasi Erdgys Arrazi ka dhënë deklaratën e tij në policinë vendore të Shkodrës teksa është…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Romeo Veshaj shpallet finalisti i parë i Big Brother VIP3!

Romeo Veshaj është shpallur zyrtarisht finalisti i parë i edicionit të tretë të Big Brother…

LEXO ME SHUME