Categories Lajme

Emigrantët nga Greqia dhe Italia, ja sa milionë euro sjellin

Emigrantët shqiptarë që jetojnë e punojnë në Itali dërgojnë në Shqipëri mbi 120 milionë euro në vit përmes transfertave të parave, duke e shndërruar vendin fqinjë përtej Adriatikut, ku jetojnë rreth 500 mijë shqiptarë, në një element kyç për mijëra familje që jetojnë falë këtyre transfertave.

‘Duke iu referuar kontributeve të komunitetit shqiptar nga Italia për vendin e origjinës, mund të vihet re që Shqipëria renditet në vendin e 12-të në transfertat në dalje nga Italia më 2016, me 123.7 milionë euro të trasferuara (-4.9 milionë krahasur me vitin e mëparshëm), baras me 3% të shumës totale të transfertave (mbi 4 miliardë euro)’, pohon ministri i punës i Italisë në një raport që ekzaminon komunitetin shqiptar në Itali.

Mbi 25 vjet pas eksodit të parë të viteve ’90, shqiptarët në Itali përbëjnë tashmë praninë më të madhe jokomunitare në Itali dhe janë ndër komunitetet që janë integruar më mirë.

Rreth 148 mijë qytetarë shqiptarë rezidentë në Itali – një e treta e totalit – kanë marrë nënshtetësinë italiane nga fillimi i viteve 2000, sipas të dhënave të Eurostat. Raporti i ministrisë së punës tregon që Italia veriore është rezidenca e 2/3 të qytetarëve shqiptarë që jetonin legalisht në Itali më 2017.

Një në 15 shqiptarë në Itali ka hapur aktivitetin e tij, kryesisht në sektorin e ndërtimit. Më 2017, ishin 31 358 kompani me pronësi shqipëtare që operojnë në Itali. Po ashtu, në Itali ka shumë këngëtarë, balerinë, kuzhinierë e futbollistë të njohur shqiptarë.

Integrimi perfekt i shqiptarëve në shoqërinë italiane demonstrohet edhe nga mbi 1000 martesa të përziera që lidhen çdo vit.

Transfertat nga Greqia

Greqia – ku jetojnë rreth 500 mijë shqiptarë – është një tjetër burim i rëndësishëm transfertash për Shqipërinë.

Ato janë rritur lehtë më 2017 kur shkuan në 636 milionë euro, krahasur me 616 milionë më 2016; niveli maksimal ka qenë më 2007, me reth 952 milionë euro, para nisjes së krizës financiare globale, sipas raporteve të Bankës së Shqipërisë.

Kriza në Itali e Greqi ka ndikuar në rënien e transfertave, por edhe rritja e bashkimeve familjare.

Akordi mes Ministrisë së Diasporës e BSH

Rreth një vit më parë, ministria e Diasporës dhe Banka e Shqipërisë nënshkruan një memorandum marrëveshjeje për sa u përket transfertave të parave nga jashtë.

‘Ka ardhur momenti t’u kushtojmë më tepër vëmendje, vlerësim e mirënjohje atyre dhjetëra mijëra bashkatdhetarësh që, përmes sakrificave të panumërta, vazhdojnë të kontribuojnë në mirëqenien e vendot tonë, duke iu dërguar kursimet familjeve të tyre.

Inkurajmojmë të gjitha palët e interesuar të sektorit bankar të kontribuojnë në këtë iniciativë vizioni nga momenti që kanë mundësinë të luajnë një rol të rëndësishëm në eficencën e transfertave’, tha Gent Sejko, drejtor i Bankës së Shqipërisë.

Dhjetorin e kaluar u krye takimi i dytë i këtij memorandumi marrëveshjeje midis Ministrisë së Diasporës e Bankës së Shqipërisë, ku foli edhe ministri për diasporën, Pandeli Majko:

‘Çështja e manaxhimit të transfertave ka rëndësi primare për zhvillimin ekonomik të vendit. Është një sfidë për të ardhmen që Shqipëria nuk mund ta përballë më pa dialog me sistemin bankar vendas. Pa një politikë të përbashkët mbi këtë temë, shpejt do ta gjejmë veten duke përballuar bashkime të reja familjare. Parashikohet që kjo mund të ndikojë negativisht në ekonominë e vendit, pasi emigrantët nuk do të kenë kujt t’i dërgojnë parà në vendin e tyre’.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

VIDEO/ Tanke turke në Sazan, forcat e NATO-s zhvillojnë stërvitje ushtarake me Shqipërinë, Maqedoninë e Veriut dhe Francën

Forcat e NATO-s zhvilluan një stërvitje 5 ditore  në rajonin perëndimor të ishullit të Sazanit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

I dehur në timon përplasi punonjësen e televizionit dhe u largua nga vendngjarja, Gjykata e Tiranës i heq prangat autorit nga Fushë Kruja

Një skandal është shënuar në Gjykatën e Tiranës, paraditen e kësaj të premteje, ku gjyqtarja…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksidentohet autobusi me turistë në Turqi, 15 të plagosur

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Manavgat të Turqisë, ku 15 persona kanë mbetur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

52-vjeçari rrahu djalin e mitur, gruaja: S’ka ushtruar kurrë dhunë më parë, duhet të lirohet

Melinda Duraku, bashkëshortja e Shpëtim Durakut, i arrestuar një ditë më parë pas një video…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

U gjetën të pajetë me shenja dhune, përcillen për në banesën e fundit çifti i të moshuarve

Teksa një ditë më parë një çift bashkëshortes u gjetën të pajetë në banesën e…

LEXO ME SHUME