Categories Lajme

Emigrantët, përmbyset barka në Detin Egje

Një barkë që transportonte emigrantë u përmbys në Detin Egje pranë ishullit të vogël Grek të Oinousses, midis Chios dhe bregdetit të Turqisë. Si pasojë e aksidentit një fëmijë dhe një i porsalindur vdiqën. Katër persona të tjerë u shpallën të humbur.

Rojet Bregdetare greke kanë rikuperuar kufomat e dy fëmijëve.Sipas dëshmitarëve, 12 prej emigrantëve janë shpëtuar, por katër persona të tjerë janë ende të zhdukur.

Operacionet e kërkimit dhe shpëtimit vazhdojnë me pjesëmarrjen e një helikopteri dhe një aeroplani.

Shkaqet e tragjedisë nuk dihen. Në kohën e aksidentit kushtet e motit ishin të mira.

Qindra migrantë dhe refugjatë kanë vdekur vitet e fundit duke u përpjekur të kalojnë Detin Egje në anije të vogla.

Sipas IOM, më shumë se 50 njerëz janë mbytur që nga fillimi i vitit.

Greqia është ‘shtëpia’ e rreth 70,000 refugjatëve dhe emigrantëve, kryesisht sirianë, të cilët kanë ikur nga vendi i tyre që nga viti 2015.

Sipas një marrëveshje të lidhur në vitin 2016 midis Turqisë dhe Bashkimit Europian, Turqia i ka dhënë fund fluksit të migrantëve në pesë ishujt Grekë më afër bregdetit të saj, në këmbim të 6 miliardë dollarëve.

Por numri i ardhjeve është rritur në mënyrë të vazhdueshme muajt e fundit.

Kryeministri Grek Kyriakos Mitsotakis tha këtë javë se rreth 3,000 njerëz kanë mbërritur nga Turqia ditët e fundit, duke rritur presionin në objektet e pritjes tashmë të mbipopulluara.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Policia jep informacion zyrtar për efektivin e Rrugores që i dha fund jetës në Tiranë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit të së dielës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Humbi jetën 15-vjeçari , Gjykata e Gjirokastrës lë në “arrest shtëpie” pronarin e pishinës

Skandale ne Gjirokaster pishina nuk plotesonte asnje kusht sigurie nje femije humbi jeten por gjykata…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë,Gjendet i pajetë në banesë 25-vjeçari

Më datë 14.06.2026, ora 04:35, në Astir, në ambientet e banesës, është gjetur pa shenja…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Moisi Habilaj është arrestuar në Borsh pas disa vitesh në kërkim

Gjykata e Apelit në Katania kishte konfirmuar dënimin e tij me 15 vite burg. Pas…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protesta kundër resortit luksoz në Rrjoll/ Banorët shembin rrethimin prej hekuri dhe futen në kantier, përplasje me policinë

Banorët e Rrjollit janë ngritur sërish në protestë kundër ndërtimit të resortit luksoz të në…

LEXO ME SHUME