Categories Lajme

Emigranti shqiptar gjendet i vdekur në Itali, detaje nga ngjarja e rëndë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali, ku ka humbur jetën një shqiptar. Avni Xhumari, 42 vjeç, me një varg precedentësh u gjet i pajetë nga një kalimtar në orët e para të mëngjesit të sotëm në Montefalco, Appio Tuscolano, Itali. ‘Pashë një pellg gjaku që dilte nga një makinë e parkuar para rrugës numër 41,’ ka thënë për karabinierët në stacionin Tuscolana, personi që e gjeti trupin e pajetë.

Mes rrotave të përparme ndodhi dhe zbulimi makabër, ku ishte dhe trupi i pajetë i Xhumarit. Policia italiane tani është ka nisur kërkimet për bashkëpunëtorin që e ka braktisur pas aksidentit ‘në punë’.

Sipas një rindërtimi fillestar të ngjarjes, Xhumari dhe bashkëpunëtori i tij duhet të kenë parë një makinë në rrugë nga e cila do të vidhnin gomat dhe pjesë këmbimi.

Ata e kanë ngritur me krik pjesën e përparme të makinës, do të hiqnin pjesët që do të rishiten, gomat dhe rrotat e aliazhit të përfshira.

Fatkeqësisht, kriku ishte vendosur në pozicionin e gabuar, midis një harku të gomave dhe një mbrojtjeje plastike. Plastika që papritmas është thyer për shkak të peshës së automjetit, një Mercedes të klasit A.

Makina ka rënë dhe ka g oditur Xhumarin i cili është përplasur me kokë në asfalt. Sipas mjekut ligjor, v dekja e tij ka ndodhur nga trauma e rëndë e pësuar në pjesën e pasme të kokës.

Nuk është e qartë nëse 42-vjeçari vdiq menjëherë apo jo. Fakti është se bashkëpunëtori i tij ka heq dorë pa u përpjekur ta shpëtojë dhe ta nxjerrë nga poshtë makinën. Pranë trupit, h etuesit gjetën një elektrik dore dhe një smartphone. V iktima Avni Xhumari jetonte prej vitesh në Romë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident i rëndë në autostradën Rrogozhinë-Lushnjë/ tre makina përplasen, njëri prej drejtuesve të mjeteve ka mbetur i plagosur

Një aksident rrugor me përplasjen e tre automjeteve ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostradën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shkoi për të kërkuar punë, por përfundoi duke vjedhur Bugatti-n me vlerë 3 milionë euro

Sipërmarrësi kroat Mate Rimac ka publikuar pamjet e kamerave të sigurisë që tregojnë momentin kur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zjarri shkrumbon banesën, 30-vjeçari me epilepsi shpëtohet nga fqinjët në Fier

Shtëpia e familjes Llambro në Hoxharë të Fierit është shkrumbuar pas një zjarri që ra…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në Stravaj të Librazhdit, Benz-i përfundon në greminë 150 metra larg rrugës, pranë tij gjendet një pistoletë

Një automjet tip “Benz” ka dalë nga rruga në fshatin Farret, në Njësinë Administrative Stravaj…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Automjeti del nga rruga dhe përplas këmbësoren, humb jetën 67-vjeçarja në Shkodër

Automjeti del nga rruga dhe përplas këmbësoren, humb jetën 67-vjeçarja në Shkodër Një aksident i…

LEXO ME SHUME