Urim Shehu një emigrant shqiptar që jeton prej vitesh në Piacenza të Italisë, është kthyer në Kukës prej ditës së diel. Ai thotë se jeta në Itali vijon normalisht, dhe pavarësisht pa.nikut njerëzit vazhdojnë të shkojnë në punë, ndërsa shkollat e kanë ndërprerë procesin mësimor deri në datë 25 mars. Urimi tregon se nga supermarketet janë hequr të gjitha perimet dhe produktet e tjera të paambalazhuara të cilat preken me duar nga klientët. Kur ka ardhur në Rinas, Urimi thotë se i kanë matur temperaturën por ka rezultuar pa probleme.
“Kam ardhur të dielën pasdite. Më kanë thënë se 5 vetë të prekur, nuk dihet se çfarë janë. Atje jeta është krejt normale. Nuk kishte ndonjë gjë al.armante. Mediat e bëjnë më shumë të madhe. Unë kam ardhur me makinë private deri në Bologna. Pastaj me avion deri në Rinas. Atje më kanë mature temperaturën. Të gjithë kanë fri.kë por më shumë ka pa.nik. Pardje ditën e diel paradite kanë filluar të heqin frutat, mishin këto që preken me dorë nga supermarketet. Por jeta vazhdon normalisht, puna normalisht. Shkollat janë bllokuar dhe deri në 20 mars janë mbyllur”, tregon Urimi.
Pyetjes nëse kuksianët e tjerë kanë fr.ikë të ulen në tavolinë me të, Urimi i përgjigjet duke qeshur se një pjesë e tyre i druhen këtij fakti dhe ia kanë shprehur duke i thënë se mos ka sjellë me vete koronavi.rusin. “Më kanë thënë nja dy tre veta se vjen nga Italia ti dhe po na sjell gripin, vi.rusin. Nuk e di sa fri.kë kanë ata por unë nuk fr.ikë”, thotë ai.
Ndërkohë situata në Kukës duket e qetë, ndonëse një pjesë e banorëve shprehen se nuk kanë gjetur produkte të cilat janë rekomanduar për t’u blerë për mbrojtjen nga koronavi.rusi në farmacitë e qytetit.
“Kërkoja maska por nuk paska, ku me i marr. E kam vajzën këtu dhe nesër kam për ta nisur për Tiranë. Desha t’i jap ma.skë me vete sepse më tha që i kanë thënë studentët që nuk ka atje”, thotë një qytetar.
Farmacistja tregon se i gjithë stoku i ditës mbaroi për shkak të kërkesës së lartë. “Mbaruan sapo u shitën të gjitha. Ka interes edhe zonat e tjera. Kanë ardhur edhe nga jugu dhe Tirana”, thotë një farmaciste.
Mësimi në qytet vijon normalisht, ndërsa fëmijët tregojnë se në shkollë kanë marrë rekomandimin që të pajisen me masat mbrojtëse. “Po do shkojmë. Kemi pak fr.ikë. Por shkojmë në shkollë përditë. Kemi frikë, por është e pamundur të mos shkojmë. Na ka thënë drejtoresha të marrim alk.ool, fasoleta dhe maska. Maska nuk paska, por blej vetëm këtë alk.oolin”, thonë fëmijët.
