Categories Showbiz

Emocione dhe surpriza në “Love Story”, kush janë dy vajzat që u eliminuan këtë javë

Nata e tretë e spektaklit “Love Story” në Tv Klan ka dhuruar emocione të forta teksa dy konkurrente të tjera janë eliminuar, Jonida dhe Stelina. Saimiri, protagonist i këtij show nuk u dhuroi trëndafil vajzave teksa u shpreh se dëshiron të mbetet mik me to.

“Më vjen shumë keq. Jeni vajza shumë të mrekullueshme dhe shumë të mira por nuk kam pasur edhe kohë t’ju njoh, por edhe atë ndjeshmërinë e parë. Ju uroj çdo të mirë në jetë, jeni të mrekullueshme dhe shpresoj që të mbetemi miq”, tha Saimiri.

Ndërkohë, Jonida është shprehur se e kishte menduar eliminimin për shkak se Saimiri nuk i kishte dhënë asnjë takim, por ajo thekson se ndihet falenderuese dhe e fituar që arriti deri në natën e tretë. “Dua ta falenderoj për këtë pjesë sepse e prisja, në momentin që nuk po më jepje asnjë takim dhe ndjesi që do më ftoje. Gjithsesi jam shumë e respektuar ndaj teje në mënyrën që më vlerësove për kaq. Nuk kemi ardhur në jetë për tu pëlqyer të gjithve dhe unë nuk ndjej fare keqardhje për veten sepse fundja unë jam fituese që arrita deri këtu”, ka thënë Jonida.

Kurse Stelina vendosi të tregohet fjalëpak, teksa theksoi se është shumë e lumtur që arriti deri këtu. “Jam shumë e lumtur që erdha deri këtu. Nuk kam çfarë të them më tepër”, është shprehur Stelina.\tvklan.al

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Showbiz

“A më godet që të ndihesh burrë?!”- Rrëfimi tronditës i aktores Sharon Stone: Babai im më hidhte nga shkallët dhe më rrihte!

Aktorja e njohur Sharon Stone ka folur për abuzimin që pësoi si fëmijë nga ana…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Dua Lipa dhe Callum Turner mund të martohen këtë verë në Palermo, këngëtarja dhe aktori po planifikojnë ‘dasmën e vitit’ në qytet

Korrikun e kaluar, këngëtarja Dua Lipa ndau në Instagram një seri fotosh nga pushimet e…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

“Ia dolëm”/ Emocionuese në Big Brother, pas shumë vitesh Stenaldo takon të vëllanë, të gjithë në lot

Një surprizë emocionuese ndodhi këtë mbrëmje për Stenaldon. Pas shumë vitesh, ai u takua me…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Tensione në BBV, Kristi përplaset me Rogertin dhe e lag me ujë (Video)

Një debat për menaxhimin e buxhetit ka shkaktuar tension mes banorëve në shtëpinë e Big…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Kinematografia turke në zi! Ndahet nga jeta aktori i famshëm turk i serialit “Ezel”!

Ndahet nga jeta në moshën 45-vjeçare aktori i famshëm turk Kanbolat Görkem Arslan. Arslan, i…

LEXO ME SHUME