Categories Lajme

Emrat, 4 persona do deklarojnë pasurinë në Tepelenë dhe Gjirokastër

Vijon pa ndërprerë Operacioni Forca e Ligjit, në zbatim të detyrave të përcaktuara në Aktin Normativ të datës 31 janar 2020. Në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo kr ime të rënda, OFL i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, shtetasve:

Mirald Meça, banues në Tepelenë, i dënuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”; Kreshnik Gërveshi, banues në Gjirokastër, i dënuar për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”; Ali Basha, banues në Gjirokastër, i dënuar për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”; Raul Skënderi, banues në Tepelenë, dënuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim. OFL është në veprim të pandërprerë dhe në kryerje të veprimeve komplekse për vendosjen e sekuestrove emergjente mbi pasuritë e dyshuara të përfituara nga krimi, si dhe për dërgimin e formularëve të vetëdeklarimit të gjithë personave që janë subjekt i Ligjit Special. OFL do të informojë publikun në vijimësi për të gjitha nismat procedurale dhe operacionet ekzekutive që do të kryejë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Qarkullonte me armë në qytet/ 30 vjeçari bie në pranga gjatë kontrolleve në Mallakastër…

Në zbatim të masave të planit operacional “Sundimi i ligjit”, goditet një tjetër rast i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shkodër/ Tritol banesës së gjyqtarit Sterkaj, kamerat filmuan autorin e maskuar!

Policia e Shkodrës është e bindur tashmë se vënia e sasisë së lëndës plasëse në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

VIDEO/ Leipzig triumfon ndaj Dortmund, Bayern bën detyrën në shtëpi

Leipzig ka triumfuar 4-1 ndaj Dortmund në ndeshjen e kampionatit. Ekipi i Rose me këtë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

VIDEO/ Rama: Po formësohet çdo ditë e më shumë lëvizja sportive në shkolla

Aktivitetet sportive në Vlorë janë shtuar shumë që pas shpalljes “Qyteti Europian i Sportit” për…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Parashikimi i motit/ E dielë me diell e temperatura deri në 27 gradë Celcius!

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën me dije se sot vendi ynë do të ndikohet nga kushte…

LEXO ME SHUME