Categories Lajme

EMRAT/ arrestohen dy persona në Tiranë me 8 kg kanabis në makinë

Dy persona kanë rënë në prangat e Policisë së Tiranës, pasi janë kapur me një sasi prej 8 kilogramë kanabis.

Policia bën me dije se shtetasit Ndue Çupi dhe Leonard Ndoj po qarkullonin makinë kur tentuan t’i shmangeshin postbllokut dhe u larguan me shpejtësi.

Por arratia nuk ka zgjatur shumë, pasi 27-vjeçari nga Rrësheni dhe 58 vjeçari nga Shënkolli i Lezhës janë lokalizuar dhe prangosur në rrugën “Abdi Toptani” në kryeqytet.

Njoftimi i policisë:

Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “Folloëing”, nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Sektorin e Forcës së Operacioneve Speciale të DVP Tiranë.

Kishin fshehur 8 kg kanabis në automjetin e tyre dhe tentuan të largoheshin kur u lokalizuan nga Policia, vihen në pranga 2 shtetas.

Sekuestrohen 8 kg lëndë e dyshuar narkotike kanabis, automjeti dhe 2 aparate celulare.

Specialistët e Seksionit të Hetimit të Narkotikëve, në bashkëpunim me Sektorin e Forcës së Operacioneve Speciale të DVP Tiranë, në vijim të operacioneve për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, bazuar dhe në informacionet e siguruara përmes inteligjencës informative, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Folloëing”.

Si rezultat i këtij operacioni, u arrestuan në flagrancë shtetasit N. Ç., 27 vjeç, banues në Rrëshen, Mirditë, dhe L. N., 53 vjeç, banues në Shënkoll, Lezhë.

Shërbimet e Policisë, pas marrjes së informacionit se këta dy shtetas do të transportonin një sasi kanabisi në zonën e Valiasit në Kamzë, janë vënë në ndjekje të tyre dhe në rrugën “Abdi Toptani”, kanë lokalizuar të ndaluar, automjetin tip “Benz”, në afërsi të të cilit ndodheshin shtetasit N. Ç. dhe L. N. Sapo kanë parë shërbimet e Policisë, këta shtetas kanë tentuar të largohen, por janë kapur dhe vënë në pranga.

Gjatë kontrollit në automjetin tip “Benz”, u gjetën të fshehura në bagazh, 8 kg kanabis, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale së bashku me automjetin dhe 2 aparate celulare.

Vijon puna për identifikimin e shtetasve të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Hyjnë në fuqi çmimet e reja të referencës për zhdoganimin e mjeteve të përdorura, rritje deri në 25%

Rriten me 25% çmimet e referencës që përdoren nga doganat për zhdoganimin e automjeteve të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Lejuan ndërtimet pa leje në Butrint, Prokuroria Sarandë çon në gjyq kryeinspektorin dhe inspektorët e IVMT

Prokuroria e Sarandës ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim pesë shtetas, mes të cilëve…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident i rëndë në Lushnjë, 30-vjeçari përplaset nga një makinë! I riu në gjendje kritike për jetën

Një aksident i rëndë është regjistruar paraditen e sotme në unazën e qytetit të Lushnjës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ra në kontakt me energjinë teksa po punonte me panelet diellore, humb jetën 27-vjeçari në Koplik

Një ngjarje e rënde ka ndodhur dje ne Koplik te Shkodres ! “Informacion paraprak/Rreth orës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

U përfshi në aksidentin ku humbi i jetën 16-vjeçari, arrestohet i riu në Fier

Është vënë në pranga 30-vjeçari që u përfshi në aksidentin e djeshëm në Cakran të…

LEXO ME SHUME