Categories Lajme

Emrat/ Atentati në Berat, kush janë “shënjestrat” dhe autorët

Një ngjarje e rëndë tronditi Beratin mbrëmjen e 2 janarit, ku fatmirësisht dy persona i shpëtuan një atentati me armë zjarri në lagjen “Donika Kastrioti”.

Mësohet se dy shënjestrat e atentatit ishin Antonio Merkaj dhe Apostol Dhëmbi (shokë mes tyre), të cilët ishin duke lëvizur me një motor.

Ata kanë qenë tek “Karaburant Merko”, kur nga një automjet tip ‘Ford’ i zi është qëlluar në drejtim të tyre. Merkaj dhe Dhëmbi janë larguar me vrap nga karburanti në drejtim të spitalit, ndërkohë që makina i ka ndjekur nga prapa duke qëlluar me breshëri kallashnikovi në drejtim të tyre.

Ndërkohë që dy shënjestrat janë larguar në brendësi të lagjes “Donika Kastrioti”, atentatorët janë larguar me shpejtësi nga vendngjarja. Fatmirësisht, asnjë nuk është plagosur nga breshëria e kallashnikovit, as shënjestrat dhe as kalimtarët e rastit.

Mësohet se autorët e atentatit janë dy vëllezërit Fatjon dhe Marko Maloku, banues në lagjen “Donika Kastrioti” në Berat. U mësua se konflikti mes dy grupeve ka inicuar në shtetin grek, për prishje pazaresh droge mes tyre.

Mësohet se policia pas identifikimit të autorëve, është duke punuar për kapjen e tyre.

Çfarë thotë policia për atentatin?

Pas atentatit të dështuar ndaj Antonio Merkajt dhe Apostol Dhëmbit, policia ka deklaruar se dy ‘shënjestrat’ e atentatit kanë ishin duke lëvizuar me motor në momentin kur ndaj tyre është qëlluar me breshëri armësh.

Gjithashtu policia bën me dije se ka identifikuar edhe dy autorët që qëlluan me armë zjarri drejt dy shënjestrave të tyre.

Shtetasit A. M., dhe A. Dh, banues në Berat, kanë njoftuar Sallën Operative të Drejtorisë Vendore të Policisë Berat se dy persona që lëviznin me një automjet kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të tyre, në lagjen “Donika Kastrioti”, në afërsi të spitalit.

Nga të shtënat nuk ka persona të lënduar.

Pas marrjes së njoftimit  shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe si rezultat i reagimit të shpejtë dhe punës paraprake hetimore është bërë e mundur identifikimin i dy autorëve që kanë qëlluar me armë zjarri por  për arsye hetimi nuk mund të bëjmë me dije gjeneralitetet e tyre.

Grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit”, thuhet në njoftimin e policisë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME