Categories Lajme

EMRAT | Banonin në një lagje, detaje të reja nga plagosja në Shijak

Ardjan Çyrbja, 50 vjeç, mbeti i plagosur mbrëmjen e së enjtes në Shijak. Gazetarja e Klan News, Enkeleda Arapi, raporton se ai ndodhet i shtruar në spital pasi ka marrë një plagë të rëndë. Autori i dyshuar i kësaj ngjarje është Ervis Hodo, 38-vjeçar. Sipas gazetares dyshohet se ngjarja ka ndodhur si pasojë e një konflikti banal.

“Nga të dhënat e para rezulton që ka qenë një konflikt banal mes 38-vjeçarit dhe 50-vjeçarit që ka nxitur më pas edhe përdorimin e armës duke lënë një të plagosur në vend”.

Autori dhe i plagosuri njiheshin më herët, pasi banonin në të njëjtën lagje. Megjithatë mes të dyve nuk është raportuar më parë për probleme. Këto janë detaje që kanë bërë policinë të dyshojë tek konflikti i çastit.

“Mësohet se të dy personat njiheshin edhe më herët pasi ishin banorë të së njëjtës lagje në Shijak. Më herët të paktën nga dëshmitarë dhe policia, nuk ka mundur të identifikojë apo të sqarojë qëllimin e saktë të plagosjes për vetë faktin sepse të dy shtetasit nuk kishin konflikte të mbartura me njëri-tjetrin. Është konkluduar se ngjarja ka ndodhur si pasojë e një konflikti të çastit”, raportoi Arapi.

Hodo nuk rezulton që të jetë person problematik, pasi nuk ka qenë i arrestuar më parë në Shqipëri. Por policia pritet të hetojë dhe të zbulojë se pse ai lëvizte në mes të qytetit me pistoletë.

Plagosja ndodhi rreth orës 22:00 të së enjtes në lagjen “Popullore” në Shijak. Policia ka shpallur në kërkim 38-vjeçarin dhe po kontrollon në zonat ku dyshohet se ai mund të jetë fshehur.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Arrestohet administratori i firmës së riciklimit në Fier, Gjymtohet 21-vjeçari në vendin e punës

Një aksident në punë është regjistruar në Fier, ku një 21-vjeçar ka mbetur i gjymtuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjirokastër, një 62-vjecar është mbytur në liqenin e Viroit

Një ngjarje tragjike ka ndodhur mesditën e djeshme në Gjirokastër, ku një 62-vjecar është mbytur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë, arrestohet 44-vjeçari, iu sekuestruan 2 paketime me lëndë të dyshuar narkotike

Dyshohet se furnizonte me kokainë zona të ndryshme të Tiranës, arrestohet një 44-vjeçar në Tiranë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës nis fluturimet direkte mes Tiranës dhe Torontos, Kanada

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) njoftoi sot nisjen e fluturimit të parë direkt drejt Torontos,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident tragjik në Fier-Lushnjë, humb jetën shoferi

Një person ka humbur jetën këtë të premte, 19 qershor, si pasojë e një aksidenti.…

LEXO ME SHUME