Categories Lajme

Emrat dhe detajet e aksi.dentit tra.gjik me vik.tima në Korçë

Një 52- vjeçar ka humbur jetë dhe tetë të tjerë janë plagosur brenda pak minutave në dy aksidente në Korçë dhe Peqin.

Dy automjete u përplasën në afërsi të fshatit Leshnicë në Korçë, ku si pasojë u plagosën 5 persona, njëri prej të cilëve ndërroi jetë pak minuta më vonë, ndërsa 4 të tjerë u transportuan në spital. Të plagosur janë 3 pasagjere ferma dhe drejtuesi i një mjeti.

Viktima është Agron Qamo nga Kamza, ndërsa të plagosurit janë drejtuesi i mjetit Benz Danjel Hyka 32 vjeç dhe pasagjeret Fiqerete Qamo 49 vjeçe. K. A.10 vjeç  dhe Gentjana Akballa.

“Më datë 15.09.2019, në aksin rrugor Korçë-Pograd­ec, në afërsi të fsha­tit Leshnicë, ka ndodhur një aksident automobilistik, ku janë përplasur mjeti tip “Golf”, me mjetin tip “Benz” me drejtues shtetasin D.H. Për pasojë, ka ndërruar jetë, drejtuesi i mjetit tip “Golf” dhe janë transportuar në Spital për mjekim 4 shtetas, ndër të cilët tre pasagjerë të mjetit tip “Golf”, si edhe drejtuesi i mjetit tip “Benz”, shtetasi D.H, të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve”, sqaron policia.

Ndërkohë në aksin Elbasan-Peqin si pasojë e përplasjes së dy makinave u plagosën 4 persona.

“Në fshatin Pajovë,  Peqin është  përplasur mjeti tip “Benz” me mjetin tip “Foristrad” dhe  pasojë janë aksidentuar drejtuesi i mjetit “Benz” shtetasi Xh.Q.,57 vjeç,  banues në Lushjë,  dhe tre pasagjerët shtetasit M.Q., 53 vjeçe, S.K., 58 vjeçe dhe B.K., 62 vjeç,  të cilët janë transportuar në Spitalin e Elbasanit, dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve”, thuhet në njoftimin e policisë.

Të plagosurit janë transportuar me urgjencë drejt spitalit rajonal të Elbasanit. Ndërsa po punohet për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Ndërkohë paraditen e kësaj të diele ku nje 13 vjecare humbi jeten pasi makina e drejtuar nga i ati doli nga rruga dhe u përplas me trafikndarësen në Rrugën e Kombit.

(Ne foto: Aksidenti në Peqin)

(Ne foto: Aksidenti në Peqin)

(Ne foto: Aksidenti në fshatin Leshnicë të Korçës)

(Ne foto: Aksidenti në fshatin Leshnicë të Korçës, FOTO LSA)

(Ne foto: Një prej të aksidentuarve në fshatin Leshnicë të Korçës, FOTO LSA) 

(Ne foto: Aksidenti në fshatin Leshnicë të Korçës, FOTO LSA) 

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Të shtënat me armë në Mamurras, një i plagosur

Një person ka ngelur i plagosur në Mamurras pas disa të shtënave me armë zjarri.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditet monopoli/ Diktuan çmimet deri në 115% më të larta, Autoriteti i Konkurrencës gjobit 6 kompani fruta- perimesh

Plot 6 kompani të grumbullimit dhe të shitjes me shumicë të fruta-perimeve kanë bashkërenduar çmimet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

15-vjeçari u godit me thikë në qafë. Si nisi sherri mes nxënësve të shkollës 9-vjeçare në Sarandë

Zbardhen detaje nga sherri mes nxënësve të një shkolle 9-vjeçare në Sarandë. Në orët e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthen bombola e gazit në një apartament në Vlorë

Një bombol gazi ka marrë flakë në një banesë në lagjen Pavarësia, në katin e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohen 3 persona, përshtatën lokalet për të organizuar lojëra fati!

Tre persona janë arrestuar nga Policia e Tiranës pasi kishin përashtatur lokalet për të organizuar…

LEXO ME SHUME