Categories Lajme

EMRAT \ Domatet shqiptare me pesticide të larta, arrestohen tre persona në Berat

Pokuroria e Beratit ka firmosur urdhër-arreste pas hetimeve mbi eksportin e domateve me nivele të larta pesticidesh nga subjekti “Era-Fruit”. Sipas njoftimeve zyrtare, tre persona janë ndaluar nga Seksioni Kundër Krimit Ekonomik dhe Financiar i Policisë së Shtetit dhe Prokuroria e Beratit.

Bëhet fjalë për Mariglen Maliq Qorri, 35 vjeç, pronar i “Era-Fruit”, si dhe për inspektorët e AKU Berat, Ronaldo Agim Lika dhe Griselda Genci Doksani. Ndërsa Qorri dyshohet për veprat penale “Importimi, prodhimi, shitja dhe ruajtja e ushqimeve të rrezikshme për shëndetin ose jetën e njerëzve”, “Mashtrimi me produktet ushqimore” dhe “Falsifikimi i dokumenteve”, inspektorët dyshohen për “Shpërdorim detyre”.

Hetimet kanë zbuluar se autoritetet kroate kanë konstatuar dhe më pas asgjësuar rreth 8 ton domate të eksportuara nga “Era-Fruit”, të cilat pas analizave rezultuan me nivel të preparatit “Chlorfenapyr” 0.06 mg/kg, mbi normën e lejuar prej 0.01 mg/kg. Po ashtu, rezultoi se Qorri kishte përdorur një faturë fiktive për të justifikuar origjinën e produktit gjatë procedurave doganore dhe raportit të gjurmueshmërisë nga AKU Berat.

Nga hetimet rezultoi gjithashtu se inspektorët Lika dhe Doksani, pas njoftimit nga sistemi Rasff, kryen inspektim në subjekt më 29 gusht 2025, por nuk konstatuan sasinë e domateve në magazinë dhe morën si të rregullt faturën fiktive të Qorrit, duke mos kryer bllokimin dhe marrjen e mostrave për analiza.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Reforma territoriale, Shoqata e Bashkive kërkon ndërhyrjen e Këshillit të Evropës

Shoqata e Bashkive dhe e të Zgjedhurve Vendorë i është drejtuar me një letër urgjente…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Martë 25 Gusht 2026

Dashi Mos e lini për asnjë moment pas dore partnerin tuaj sot sepse mund t’iu…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbardhet vjedhja e 2.5 milionë lekëve dhe bizhuterive në Tiranë

Policia e Tiranës ka zbardhur vjedhjen e ndodhur 10 ditë më parë në një banesë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Trendi që po përhapet te të rinjtë/ Teknologjia e vjetër për një jetë më të qetë

Rrjetet sociale dhe teknologjia kanë marrë një pjesë të madhe të jetës së përditshme, veçanërisht…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksidenti me dy viktima në Golem, banorët: Po bënin manovra me motor dhe humbën kontrollin

Detaje të reja janë zbuluar nga aksidenti me pasojë vdekjen e dy të rinjve në…

LEXO ME SHUME