Categories Lajme

Emrat/ Dy të arrestuar në Lezhë, kapen armë dhe municione

Policia e Lezhës ka vënë në pranga dy shtetas në Lezhë, gjatë një operacionit kundër lojërave të fatit.

Gjatë kontrollit për lojëra të paligjshme në një lokal në Lezhë, janë vënë në pranga ushtrohej  O. H., 17 vjeç dhe A. M., 18 vjeç, banues në Shënkollë, Lezhë, si dhe u procedua penalisht  shtetasi F. P. dhe pronari i lokalit, shtetasi N. B.

Ndërkohë që gjatë kontrollit janë sekuestruar armë zjarri kallashnikov, municion luftarak, përforcues grushti dhe aparate celulare, që shërbenin për ushtrimin e veprimtarisë së paligjshme të lojërave të fatit.

Njoftimi i policisë: Kontrolle të befasishme në të gjithë qarkun, për kapjen e personave që mbajnë armë zjarri, armë të ftohta apo që ushtrojnë veprimtarinë e paligjshme të lojërave të fatit.

Finalizohet operacioni policor i koduar “Last Game”, i zhvilluar nga Komisariati i Policisë Lezhë.

Sekuestrohen armë zjarri kallashnikov, municion luftarak, përforcues grushti dhe aparate celulare, që shërbenin për ushtrimin e veprimtarisë së paligjshme të lojërave të fatit.

Vihen në pranga 2 shtetas dhe procedohen penalisht 2 të tjerë.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Lezhë, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, bazuar edhe në informacionet e siguruara në rrugë operative se në fshatin Shënkollë, në lokalin e shtetasit N.B., ushtrohej veprimtaria e paligjshme e lojërave të fatit, si dhe personat që frekuentonin ketë ambient mbanin sende të kundraligjshme me vete, kanë organizuar punën duke finalizuar operacionin policor të koduar “Last Game “.

Në kuadër këtij operacioni u arrestuan në flagrancë shtetasit: O. H., 17 vjeç dhe A. M., 18 vjeç, banues në Shënkollë, Lezhë, si dhe u procedua penalisht  shtetasi F. P. dhe pronari i lokalit, shtetasi N. B.

Shtetasve O. H. dhe F. P.,  (klientë në lokal), gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë, u janë gjetur, në celularët e tyre, faqe për lotari sportive, ndërsa shtetasit A. M.,i është gjetur një përforcues grushti që plotëson kushtet e armës së ftohtë, të cilat janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale.

Po në vijim të operacionit, është ushtruar kontroll në banesën e shtetasit O. H., në Shënkollë,  Lezhë, ku shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe kanë sekuestruar, në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri kallashnikov dhe një sasi municioni luftarak.

Materialet hetimore u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Armëmbajtja pa leje”, “Prodhimi, mbajtja dhe shitja pa leje e armëve të ftohta” dhe “Organizimi i lotarive të palejuara” dhe “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME