Categories Lajme

Emrat/ Gjendet i vdekur biznesmeni në Kosovë, arrestohen dy vajza nga Shqipëria!

Musah Hamiti, biznesmeni 66-vjeçar që u shpall i zhdukur para një muaji, është gjetur i vdekur në bodrumin e një ashensori të një ndërtese Kosovë.

Lajmin e ka konfirmuar Policia e Kosovës. Policia ka bërë me dije se me vendim të prokurorit, trupi është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore, teksa kanë nisur hetimet për vdekjen e tij.

“Ju njoftoj se me datë 26.02.2024, rreth ores 22:37, policia e Kosovës, stacioni policor në Gjilan ka marrë një informatë se në bodrumin e një ashensori të një ndërtese në rrugën Gjilan -Kamenicë është vrejtur një person i cili dyshohet të jetë i vdekur. Lidhur me rastin është informuar prokurori i shtetit dhe të gjitha njësitet relevante, ku me urgjencë kanë dalë në vendin e ngjarjes. Me vendim të prokurorit të shtetit trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion”, ka thënë zëdhënësi, Ismet Hashani.

Në dosjen e prokurorisë, thuhet se më 9 janar, në orët e pasdites, dy të dyshuarat, Marinela Markoviq dhe Silvana Dulellari me origjinë nga Shqipëria, bashkë me persona të tjerë, akoma të paidentifikuar, me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm pasuror, e kanë rrëmbyer të zhdukurin Musah Hamiti, me vendqëndrim në shtetin e Zvicrës.

“… pasi të pandehurat e kuptojnë se i zhdukuri Musah, ka me vete shumën e të hollave në vlerë prej 86250 franga zvicerane dhe 391 €, i cili po me të njëjtën ditë është kthyer nga Hajvalia, pasi është liruar nga Qendra e Paraburgimit në Hajvali, ku kishte qenë në vuajtje të dënimit në kohëzgjatje prej 25 ditëve, me të kthyer në Gjilan, me taxi të kompanisë ‘’Golden Taxi’’ me datë 09.01.2024, takohet me të pandehurat e lartcekura, e pasi takimit me të njëjtat humb çdo gjurmë e tij, me ç’rast  nga kjo ditë nuk dihet për fatin e tij”, thuhet në dosje.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Muriqan, arrestohet 41-vjeçari në kërkim për vjedhje

Një 41-vjeçar është arrestuar sot nga Policia Kufitare në PKK Muriqan, pasi ishte i shpallur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Humbi kontrollin e mjetit dhe doli nga rruga, plagosen dy pasagjerë në Elbasan

Policia e Elbasanit ka nisur hetim për një 33-vjeçar, i cili teksa drejtonte mjetin e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjyqi merr kthesë shokuese! Vajza falsifikoi mesazhet dhe “detyroi” të atin t’i vriste dajën, detaje

Një kthesë e re në rezultatin gjyqësor të vrasjes që përfshinte një viktimë 33-vjeçare u…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Keqtrajtuan të miturin dhe e detyruan të publikojë video banale, dënohen me burg babai dhe gjyshja

Prokuroria e Beratit ka shpallur fajtor dy shtetas, nënë e bir pasi akuzohen për keqtrajtimin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Filloi punë si saldator, i riu e gjen vetën në një parcel me lëndë narkotike

Piranjat sollën historinë e një 35 vjeçari, i cili pak kohë më parë ka kërkuar…

LEXO ME SHUME