Categories Lajme

EMRAT/ Itali, Shoqërohen katër shqiptarë

U arrestuan nga autoritetet italiane katër sipërmarrës shqiptarë  me akuzën se shfrytëzonin punonjësit e tyre. Sipas mediave italiane, shqiptarët e arrestuar janë Elvisa dhe Gëzim Hasaj dhe Gëzim Sufaj e Valmir Syka, ndërsa për gjashtë shqiptarë të tjerë është caktuar masa e sigurisë arrest shtëpiak.

Hetimet e policisë italiane kanë zbardhur se ata ishin pronarë të shtatë kompanive me aktivitet në kantierin detar të portit Maghera në Venezia. Në ofiçinat e tyre ata kishin punësuar rreth 200 punonjës.

Këta të fundit, me kombësi të ndryshme, shqiptarë, rumunë, dhe azilkërkues, për të marrë lejen e qëndrimit por dhe italianë nga jugu i Italisë, paguheshin me paga minimale dhe u mohohej pagesa e orëve të punës jashtë orarit, e drejta e pushimeve të paguara, sëmundja, madje dhe puna e kryer përgjatë gjithë orëve në punës, duke u limituar në një pagë minimale të vendosur nga sipërmarrësit shqiptarë.

H etimet kanë treguar se sipërmarrësit shqiptarë iu jepnin dhurata drejtuesve të kantierit detar për të marrë sa më shumë tendera prej tyre. Paratë që merreshin nga tenderat kurseheshin duke paguar mjaft keq punëtorët e tyre e duke përdorur fatura false. Gjatë hetimeve atyre u janë sekuestruar 1.3 milionë euro vlera materiale, tetë banesa, automjete dhe kuota në llogari të ndryshme bankare.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Detaje të reja nga vdekja e futbollistit shqiptar në Greqi

Një ngjarje e rëndë ka tronditur komunitetin sportiv në Greqi, ku futbollisti 16-vjeçar me origjinë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditet call center-i mashtrues në Tiranë, 4 në pranga!

Një call center nëpërmjet të cilit mashtroheshin shtetas të huaj me qëllim vjedhjen e shumave…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Moti\ Dita e sotme me alternime kthjellimesh dhe vranësira mesatare

Për ditën e sotme (30 shtator), vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë/ Përdhunohet dhe grabitet 70-vjeçarja në Akërni, 43-vjeçari e goditi me sëpatë dhe u largua

Një ngjarje e rëndë raportohet në fshatin Akërni, ku një 70-vjeçare dyshohet se është dhunuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Bëri filmime për TikTok me makinë mbi trotuar,60 mijë lekë gjobë shoferit në Berat! I hiqet leja e qarkullimit

Manovrat me makinë mbi trotuar duke filmuar një video në TiKTok dhe rrezikuar jetën e…

LEXO ME SHUME