Mbrëmjen e sotme kanë rënë në pranga 2 mjekë dhe një infermier në Fier pasi kanë bërë edhe kurimin e Nuredin Dumanit në banesën e tij duke mos e kallëzuar në polici.
Emrat jane bere me dije ne emisionin “Ne Shenjester” dhe janë Juljan Malaj Ermal Gjeçi ndersa infermieri Bledi Berdalli. Mjekët janë vënë në pranga me akuzën e moskallëzimit të krimit në vend që ta denonconin në polici. Dumani u arrestua mbrëmjen e djeshme pasi mbeti i plagosur në atentatin e një dite më parë në Elbasan./BW/
