Categories Lajme

EMRAT \Përdornin lokalin në Laç për shitjen e marijuanës, prangosen dy të rinj

Aldo Gjergji 25 vjeç dhe Gernato Struga 22 vjeç, janë vë në prangat e policisë, pasi kishin përshtatur një lokal në Laç, për shitjen në doza të lëndës narkotike cannabis sativa, si dhe për lojëra me kompjutera nga të mitur dhe të rinj.

Kurbin/Finalizohet pas një hetimi 6-mujor, me metoda proaktive, operacioni policor i koduar “Ndërthurja”.

Kishin përshtatur një lokal në Laç, për shitjen në doza të lëndës narkotike cannabis sativa, si dhe për lojëra me kompjutera nga të mitur dhe të rinj, vihen në pranga 2 shtetas (pronari i lokalit dhe një kamerier në këtë lokal).

Sekuestrohet një sasi lënde narkotike cannabis sativa e ndarë në dhjetëra doza të gatshme për shitje.

Në bazë të informacioneve të siguruara për përshtatjen e një lokali në Laç, për shitje të lëndës narkotike cannabis sativa në doza, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë iniciuan një procedim penal në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, me qëllim dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti, si dhe për arrestimin e shtetasve përgjegjës.

Si rezultat i hetimeve intensive, të kryera me metoda proaktive, për një periudhë 6-mujore, nga struktura hetimore e hetimit të narkotikëve në mbështetje edhe nga Forca e Posaçme “Shqiponja” pranë DVP Lezhë, u organizua dhe u finalizua operacioni policor i koduar “Ndërthurja”, si rezultat i të cilit u arrestuan në flagrancë shtetasit A. Gj., 25 vjeç dhe G. S., 22 vjeç, të dy banues në Laç.

Gjatë kontrolleve në lokalin në pronësi të 25-vjeçarit dhe ku punonte kamerier shtetasi G. S., në lagjen nr. 3, Laç, lokal i përshtatur nga këta shtetas me kompjutera me lojëra për të mitur dhe të rinj, u gjet një sasi lënde e dyshuar narkotike cannabis sativa e ndarë në dhjetëra doza të gatshme për shitje, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të metejshme.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe. Lajmin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aktorja e njohur turke ndërron jetë në moshën 35-vjeçare…

Aktorja turke, Ece Irtem, e njohur për rolin e saj si Isil në serialin “One…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3

Poetja Mimoza Ahmeti ka triumfuar në edicionin e tretë të Ferma Vip. Ndryshe nga cfare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbulohet ‘foleja’ e prostuticionit në Fier, arrestohen dy kolumbiane

Dy kolumbiane 20 dhe 30-vjeçe kanë rënë në prangat e policisë së Fierit për prostitucion. D.C dhe G.C…

LEXO ME SHUME