Categories Lajme

EMRAT/ Sapo kishin ngrënë bukë, kush janë dy viktimat që i zuri poshtë zetori në Kurbin

Janë zbardhur identetitet e dy viktimave të aksidentit të regjistruar këtë të mërkurë, rreth orës 14:05, në Fushë Kuqe të Kurbinit.

Burime bëjnë me dije se kanë humbur jetën drejtuesi i zetorit, shtetasi Ismajl Ismaili, 60-vjeç, banues në Fushë Kuqe dhe pasagjeri në zetor, shtetasi Gjin Muhaj 21-vjeç banues në Mirditë. Ky i fundit mësohet se ishte marrë si punëtor nga Ismaili për ta ndihmuar.

Sipas njoftimit të autoriteteve policore, Ismajl Ismaili dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e zetorit dhe për pasojë janë përmbysur në kanal, ku dy viktimat janë zënë poshtë nga mjeti bujqësor.

Kanë qenë banorë të zonës të cilët kanë konstatuar aksidentin dhe kanë tentuar t’u japin ndihmën e parë dy personave, por ata u gjetën në kanal pa shenja jete. Trupat e dy viktimave u nxorrën nga uji dhe u dërguan në morgun e spitalit të Laçit.

Burime bëjnë me dije se Smajl Ismaili merrej prej vitesh me bujqësi. Bashkë me punëtorin e tij, ata sapo kishin konsumuar drekën dhe ishin nisur për të punuar tokën me mjetin bujqesor.

Një dëshmimtar, në një prononcim për mediat tregon se kishte qenë djali i tij, i sapoardhur nga Belgjika, i cili ishte futur në kanal për t’u dhënë ndihmën e parë, por kishte rezultuar e kotë. Sipas tij, 21-vjeçari Gjin Muhaj ishte në gjendje të vështirë ekonomike dhe punonte me Ismailin.

“Sapo morëm vesh që ka rënë zetori dolën. Djali im që ka ardhur nga Belgjika u fut deri në mes në llucë e ujë, preku këmbën e njërit që ishte poshtë gomave. Zetori ishte përmbys. Ata kishte zënë përmbys. Nga shtëpia po shkonin tek toka të punonin. Ai merrej me bostan, djali ishte hallexhi, e merrte në punë” thotë banori i zonës.

Grupi hetimor po punon për sqarimim e rrethanave të aksidentit që i mori jetën dy personave.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Rriten çmimet e karburanteve në Vlorë, arrijnë në 209 lekë për litër

Çmimet e naftës dhe benzinës në qytetin e Vlorës janë rritur mëngjesin e kësaj të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Telefonata mashtruese nga “banka”/ Ekspertët: Mos jepni të dhëna personale

Nëse ju vjen një telefonatë  dhe  dikush që prezantohet si punonjës banke iu kërkon  të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kush është Kristi Ceka që dhunoi ish-bashkëshorten në Sarandë dhe i vuri pistoletën në kokë kunatit të saj

Detaje të reja janë zbardhur nga incidenti i sotëm në fshatin Shelegar në Sarandë. Mësohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Rrjeti i prostitucionit në Shqipëri, AFP: Shumë vajzave të huaja i premtohet vendi i punës, por përfundojnë në burg

“Një numër në rritje grash po tërhiqen nga rrjete kriminale ndërkombëtare në Shqipëri nga vende…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Atentat 39-vjeçarit turk, sherri i nisur në Turqi përfundoi me plumba në Tiranë

Një sherr që ka nisur që në Turqi dyshohet të jetë shkaku i atentatit të…

LEXO ME SHUME