Categories Lajme

EMRAT/ Shpërndanin kokainë në Dibër, e pësojnë keq 3 shtetas!

Policia e Dibrës ka vënë në pranga 3 shtetas, që shpërndanin lëndë narkotike kokainë. “Blutë” sekuestruan doza të gatshme për shitje dhe rreth 2.2 milion lekë të përfituara nga shitja e kokainës.

Gjatë operacionit policor te koduar “Last Deal”, zhvilluar pas një hetimi disa mujorë me metoda speciale, u arrestuan shtetasit :

Dritan Hidri

Daniel Hidri

Redion Partalli

Njoftimi i policisë:

DVP Dibër/Finalizohet operacioni policor i koduar “Last deal”, për goditjen e veprimtarisë kriminale të shpërndarjes së drogave të forta.

Operacioni, pas një hetimi disamujor, me metoda speciale të hetimit.

Shpërndanin lëndë narkotike kokainë, arrestohen në flagrancë 3 shtetas.

Sekuestrohen doza kokaine, të gatshme për shitje dhe rreth 2.2 milionë lekë të përfituara nga shitja e lëndës narkotike. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të shpërndarjes së lëndëve narkotike, në doza, si dhe bazuar në inteligjencën informative se 3 shtetas shpërndanin doza drogash të forta, në qytetin e Bulqizës, referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Dibër, e cila regjistroi një procedim penal për këtë rast.

Bazuar në provat e siguruara përgjatë hetimit disamujor, të ndjekur me metoda speciale të hetimit, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të DVP Dibër, në bashkëpunim me Prokurorinë e Dibrës, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Last deal”, në kuadër të të cilit u kapën dhe u arrestuan në flagrancë shtetasit:

D. H., 43 vjeç; D. H., 18 vjeç dhe K. P., 19 vjeç, të tre banues në Bulqizë.

Shërbimet e Policisë, gjatë kontrolleve të ushtruara ndaj këtyre shtetasve, iu gjetën dhe iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale, doza kokaine, të gatshme për shitje, një shumë parash prej rreth 2.2 milionë lekësh, të dyshuara të përfituara nga ky aktivitet kriminal dhe 5 celularë.

Nga hetimet ka rezultuar se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, për një periudhë kohe, kanë ushtruar aktivitetin kriminal të shpërndarjes së drogave të forta (të llojit kokainë), në qytetin e Bulqizës.

Në bashkëpunim me Prokurorinë, vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të këtij rasti, si dhe për identifikimin dhe arrestimin e shtetasve të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Dibër, për veprime të mëtejshme.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Emrat \ Goditja e grupit që shiste lëndë narkotike,Mes të arrestuarve edhe një ish-ushtarak

Detaje të tjera mësohen nga goditja e grupit kriminal që shiste drogë në Tiranë. Të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Rama: Ilaçe për Onkologjikun dhe rimbursim për 400 mijë pacientë! Rritje rrogash për mjekë dhe infermierë

Nga Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, ku kryeministri Edi Rama mori një takim me mjekë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ngjiteshin si “ninxha” nëpër banesa dhe shkulnin kasaforta, dalin pamjet e bandës shqiptare në Itali

Policia italiane ka publikuar pamjet e operacionit dhe përgjimeve të kryera ndaj bandës së “skifterëve”…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gruaja 62-vjeçare dhunon bashkëshortin në Gjirokastër

Një 62-vjeçare nga Gjirokastra është vënë nën hetim nga Policia, pasi dyshohet se ka ushtruar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Qeveria merr vendimin, administrata shtetërore 4 ditë pushim për Krishtlindjet

Administrata shtetërore do të bëjë 4 ditë pushim për festën e Krishtlindjeve. Këshilli i Ministrave…

LEXO ME SHUME