Categories Lajme

AKU bllokon 330 kg produkte ushqimore të pasigurta

Tetë subjekte janë ndëshkuar me gjobë nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit gjatë kontrolleve.

Mësohet se këto subjekte janë ndëshkuar me gjobë deri në 1’700’000 lekëve, si dhe janë vendosur dy masa bllokimi në sasinë e 330 kg të produkteve ushqimore të pasigurta për konsum.

Shkak të bllokimit të tyre janë bërë kontrollet për përdorimin e vajit të palmës, konservantëve dhe nishestesë.

Njoftimi i plotë:

8 subjekte ndëshkohen nga AKU gjatë kontrolleve për përdorimin e vajit të palmës, konservantëve dhe niseshtesë.

Trupat inspektuese të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit kanë ushtruar 21 inspektime dhe monitorime gjatë muajit shkurt në rang vendi, në subjekte me aktivitet import, shpërndarje me shumicë të produkteve ushqimore konkretisht (vaj palme, niseshte, konservantë dhe aditivë ushqimorë), si dhe në subjekte me aktivitet “Prodhim, përpunim qumështi dhe nënprodukteve të tij.

Gjatë kontrolleve të ushtruara në 21 subjekte, në 8 prej këtyre subjekteve është konstatuar tregtim i ushqimit të pasigurt, në mungesë të sistemit të gjurmueshmërisë, mungesë etiketimi dhe mosrealizim detyrash të lëna.

Për shkeljet e konstatuara trupat inspektuese të AKU-së vendosën 11 masa admnistrative me gjobë në vlerën e 1’700’000 lekëve, si dhe janë vendosur dy masa bllokimi në sasinë e 330 kg të produkteve ushqimore të pasigurta për konsum. Autoriteti Kombëtar i Ushqimit vijon kontrollet pandërprerë në terren në garantimin e sigurisë ushqimore.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 10 Shtator 2026

Dashi Do bëni edhe sakrifica sot ju te dashuruarit vetëm e vetëm qe te ruani…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthen gazi gjatë furnizimit të një makine te ‘Brryli’, plagosen 3 punëtorë

Një shpërthim ka ndodhur mëngjesin e kësaj të mërkure në zonën e Brrylit, në pikën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME