Categories Lajme

Emrat/ Shpërthen bombola e gazit në Maliq, tre anëtarë të një familjeje pësojnë djegie në trup

Tre persona kanë mbetur të plagosur e kanë pësuar djegie në trup, pasi një bombolë gazi ka shpërthyer në një banesë. Ngjarja ka ndodhur këtë pasdite në Maliq, në fshatin Vashtëmi, rreth orës 16:15.

Policia bën me dije se si pasojë e shpërthimit ka marrë djegie trupore i zoti i shtëpisë, shtetasi Refat Konica, djali i tij 34-vjeç si dhe një familjar tjetër i tyre i moshës 40-vjeç.

Të lënduarit kanë marrë ndihmën e parë në spitalin e Korçës dhe më pas janë dërguar me urgjencë drejt Tiranës për trajtim më të specializuar.

Ndërkohë që policia dhe grupi hetimor po punojnë për zbardhjen e ngjarjes.

Njoftimi:

Më datë 17.12.2022, rreth orës 16:15, në fshatin Vashtëmi, Maliq, në banesën e shtetasit R. K., 59 vjeç, dyshohet se nga pakujdesia ka plasur një bombol gazi. Për pasojë kanë marrë djegie trupore shtetasit R. K; djali i tij T. K., 34 vjeç, si edhe familjari i tyre shtetasi A. M., 40 vjeç, të cilët ndodhen në spitalin e Korçës nën kujdesin e mjekëve.  Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe. Lajmin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aktorja e njohur turke ndërron jetë në moshën 35-vjeçare…

Aktorja turke, Ece Irtem, e njohur për rolin e saj si Isil në serialin “One…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3

Poetja Mimoza Ahmeti ka triumfuar në edicionin e tretë të Ferma Vip. Ndryshe nga cfare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbulohet ‘foleja’ e prostuticionit në Fier, arrestohen dy kolumbiane

Dy kolumbiane 20 dhe 30-vjeçe kanë rënë në prangat e policisë së Fierit për prostitucion. D.C dhe G.C…

LEXO ME SHUME