Categories Lajme

EMRAT/ Shtatë të dënuar në ‘rrjetën’ e OFL-së

Shtatë persona të dënuar për krīme të ndryshme kanë rënë në ‘rrjetën’ e OFL-së këtë të martë. Në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krīm të organizuar apo krīme të rënda, gjatë ditëve të fundit, OFL i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë.

Ata janë: Alket Rushiti, Laert Haxhiu, Raul Zenunaj, Satilno Basho, Elvis Gaçaj, Petrit Kamberi dhe Nikollaq Sina. Veprat për të cilat ata akuzohen janë nga trafiku i drōgës, tek vrāsje e trafik femrash për prostītucion.

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme. Policia tha se letrat i kanë marrë këta persona:

N. S., me banim në Vlorë, i dënuar për veprën penale “Trafikim i lëndëve narkotike”;

R. Z., me banim në Vlorë, i dënuar në Itali, për veprën penale “Organizatë krīminale me qëllim trafikimin ndërkombëtar të drōgës”;

S. B., me banim në Vlorë, i dënuar për veprën penale “Vrāsja me paramendim” e mbetur në tentativë”;

E. G., me banim në Tiranë, i dënuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”;

P. K., me banim në Fier, i dënuar për veprën penale “Vrāsja me paramendim”;

A. R., me banim në Fier, i dënuar për veprën penale “Trafik i femrave për prostītucion”;
L. H., me banim në Lushnjë, i dënuar për veprat penale “Vrāsja në rrethana cilësuese” e mbetur në tentativë, “ārmëmbajtja pa leje” dhe “Prishja e qetësisë publike”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Ndahet nga jeta Shkëlzen Topçiu, mjeshtri i restaurimit të objekteve të vjetra kulturore!

Ndahet nga jeta Shkëlzen Topçiu, mjeshtri i restaurimit të objekteve të vjetra kulturore! Lajmin e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjirokastër, humb jetën 15-vjeçari teksa po lahej në pishinë!

Një 15-vjeçar në Gjirokastër ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në një pishinë, në një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthim me tritol në Lezhë, një i plagosur

Shpërthim me tritol raportohet të ketë ndodhur paraditen e kësaj të mërkure në Lezhë. Mësohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shisnin armë zjarri e municione, goditet grupi kriminal në Tiranë!

4 persona janë arrestuar në Tiranë si pjesë e një grupi kriminal që shiste armë zjarri, ndërsa dy…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vajza vrau me thikë nënën, mjekja vulosi kartelën ‘vdekje natyrale’, bluzat e bardha në protestë

Mjekja e familjes, në qendrën shëndetësore të Mamurrasit, Anila Lleshi po hetohet nga Prokuroria e…

LEXO ME SHUME