Categories Lajme

EMRAT/ Transportonin emigrantë të paligjshëm, ndalohen dy të rinjtë në Gjirokastër

Dy persona kanë rënë në pranga, pasi u kapën duke transportuar emigrantë të paligjshëm. Uniformat blu bëjnë me dije se gjithashtu janë sekuestruar dy automjete, dy aparate celularë dhe në sasi parash. Përkatësisht në pranga ka rënë 24-vjeçari Adriatik Miziri dhe 22-vjeçari Mario Nuraj.

DVP Gjirokastër-Informacion- Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “MOONLIGHT”. Operacioni nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme, në bashkëpunim me Seksionin Operacional dhe Komisariatin e Policisë Tepelenë. Goditet një tjetër rast i veprimtarisë kriminale të dhënies ndihmë shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit.

Transportonin 7 emigrantë të paligjshëm, vihen në pranga dy shtetas. Sekuestrohen dy automjete, dy aparate celularë dhe një sasi parash. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme, në bashkëpunim me Seksionin Operacional  dhe Komisariatin e Policisë Tepelenë, në vijim të punës për goditjen e aktivitetit kriminal të dhënies ndihmë të shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit, në bazë të informacioneve policore, kanë goditur një tjetër rast, si rezultat i të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve A. M., 24 vjeç, banues në Tiranë dhe M. N., 22 vjeç, banues në Fier.

Arrestimi i shtetasve të mësipërm u bë pasi janë kapur në flagrancë në afërsi të qytetit të Tepelenës duke transportuar me dy  autotomjete 7 emigrantë të paligjshëm nga vendet MENA, kundrejt fitimit.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan dy automjetet, dy aparat celularë, 700 euro dhe 8.000 lekë. Materialet në ngarkim të shtetasve të mësipërm i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprën penale “Dhënia ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME