Categories Lajme

EMRAT-VIDEO/ Aksident në Berat, “BMW” humb kontrollin dhe merr përpara katër automjete, plagoset pasagjeri

Një aksident i rëndë me pasojë plagosjen e një personi ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Berat. Një makinë tip BMW ka humbur kontrollin dhe ka marrë para 4 automjete të tjera që ishin të parkuara në rrugë.

Drejtuesi i mjetit, Eris Domaxeti ka humbur kontrollin dhe ka marrë përpara 4 automjete.

Nga aksidenti ka mbetur i plagosur pasagjeri 38-vjeçari Eri Ilia, kurse shoferi që humbi kontrollin prej shpejtësisë u largua nga vendi i ngjarjes.

Drejtuesi i mjetit BMW me targa AA 838 UD, Ervis Domaxeti pas aksidentit është larguar nga vendi i ngjarjes në këmbë duke lënë pasagjerin që kishte me vete të plagosur në vendin ngjarjes. Nga aksidenti ka mbetur i plagosur shtetasi Eri Ilia, 38-vjeç, i cili ishte pasagjer në makinë tip BMW. Ai ndodhet në gjendje të rëndë dhe është dërguar drejt spitalit të Traumës në Tiranë.

Shkak i aksidentit dyshohet se ka qenë shpejtësia e madhe duke bërë që drejtuesi të humbasë kontrollin. Aksidenti i rëndë ka ndodhur në aksin rrugor Berat-Uznovë në afërsi të Spitalit të Beratit.

Përplasja ka qenë tepër e madhe sa makina  tip BMW është shkatërruar tërësisht në pjesën e përparme, por edhe mjetet e tjera të parkuara kanë pësuar dëme të konsiderueshme. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes për zbardhjen e plotë të aksidentit dhe kapjen e drejtuesit, i cili është larguar në këmbë nga vendi i ngjarjes.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe. Lajmin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aktorja e njohur turke ndërron jetë në moshën 35-vjeçare…

Aktorja turke, Ece Irtem, e njohur për rolin e saj si Isil në serialin “One…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3

Poetja Mimoza Ahmeti ka triumfuar në edicionin e tretë të Ferma Vip. Ndryshe nga cfare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbulohet ‘foleja’ e prostuticionit në Fier, arrestohen dy kolumbiane

Dy kolumbiane 20 dhe 30-vjeçe kanë rënë në prangat e policisë së Fierit për prostitucion. D.C dhe G.C…

LEXO ME SHUME