Categories Lajme

EMRI\ Aksidenti tragjik në tunelin e Kalimashit, viktima pasagjere në një nga automjetet

Në aksidentin e rëndë që ndodhi mbrëmjen e së premtes në tunelin e Kalimashit ka ndërruar jetë Ediona Sala, banuese në Shkopet. Ajo ndodhej pasagjere në një nga automjetet që u përplasën.

Në Tunelin e Kalimashit, me drejtim Kukës- Tiranë, mjeti me targa shqiptare AB 214 EP, me drejtues Gjino Malci, nga Shkopeti, ka goditur nga mbrapa mjetin me targa italiane FB 282 FN.

Në mjetin me target italiane udhëtonin shtetasit kosovar Bexhet Zeneli, me vëllain Burimin dhe kunatën Mihrije Zeneli. Nga aksidenti, te mjeti me targa shqiptare ka vdekur pasagjerja Edjona Sala.

Po ashtu është dëmtuar drejtuesi i mjetit Gjino Malçi dhe pasagjerët Mariglen Gjoka dhe Sandra Bega. Gjino Malci dhe Sandra Bega janë nisur për mjekim në Spitalin e Traumës në Tiranë.

Kukës/ Informacion paraprak Më datë 07.01.2022, në brendësi të tunelit të Kalimashit janë përplasur dy automjete, me drejtues shtetasit Gj.M., banues në Shkopet dhe N.Z., banues në Kosovë.

Si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë pasagjerja E.S., banuese në Shkopet, si dhe janë plagosur 4 shtetas të tjerë, të cilët janë transportuar në spitalin e Kukësit.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Njësisë për Sigurisë Rrugore të autostradës Kalimash- Morinë, ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Arrestohet administratori i firmës së riciklimit në Fier, Gjymtohet 21-vjeçari në vendin e punës

Një aksident në punë është regjistruar në Fier, ku një 21-vjeçar ka mbetur i gjymtuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjirokastër, një 62-vjecar është mbytur në liqenin e Viroit

Një ngjarje tragjike ka ndodhur mesditën e djeshme në Gjirokastër, ku një 62-vjecar është mbytur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë, arrestohet 44-vjeçari, iu sekuestruan 2 paketime me lëndë të dyshuar narkotike

Dyshohet se furnizonte me kokainë zona të ndryshme të Tiranës, arrestohet një 44-vjeçar në Tiranë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës nis fluturimet direkte mes Tiranës dhe Torontos, Kanada

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) njoftoi sot nisjen e fluturimit të parë direkt drejt Torontos,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident tragjik në Fier-Lushnjë, humb jetën shoferi

Një person ka humbur jetën këtë të premte, 19 qershor, si pasojë e një aksidenti.…

LEXO ME SHUME