Categories Lajme

EMRI/ Arrestohet pjesëtari i një grupi kriminal në Durrës

DURRËS-

Një 34-vjeçar, i shpallur në kërkim, është vënë në pranga të Policisë në Durrës. Bëhet fjalë për Denis Shahinin, i cili rezulton të jetë anëtar i një grupi kriminal në këtë qytet. Ai u shpall në kërkim në vitin 2021 si i përfshirë në fushën e  narkotikëve, por dhe një sërë veprash të tjera.

Njoftimi i Policisë

Finalizohet operacioni policor i koduar “Pjesëtari”, pas një hetimi 17-mujor me metoda speciale hetimi.

Kapet dhe vihet në pranga pjesëtari i një grupi kriminal. 34 vjeçari, i dënuar më parë për armëmbajtje pa leje dhe për vjedhje, ishte i shpallur në kërkim, në kuadër të procedimit penal të nisur në shtator të vitit 2021, për një sërë veprash penale në fushën e narkotikëve, armëmbajtjes pa leje dhe sigurimit të kushteve dhe mjeteve për të kryer vrasje.

Strukturat hetimore dhe operacionale të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, në kuadër të operacionit policor të koduar “Pjesëtari”, kapën dhe vunë në pranga shtetasin e shpallur në kërkim Denis Shahini, 34 vjeç, banues në fshatin Shahinë, Durrës.

Ky shtetas ishte i shpallur në kërkim në kuadër të procedimit penal të nisur në vitin 2021, mbi bazën e informacioneve të siguruara nga strukturat hetimore të DVP Durrës dhe më pas të referuara në Prokurori, ku u regjistrua një procedim penal për këtë rast.

Nga hetimet e kryera gjatë këtij procedimi, u siguruan prova se ky shtetas ishte pjesëtar i një grupi kriminal në Durrës dhe se ushtronte veprimtarinë kriminale të shpërndarjes së drogave të forta, kryesisht të lëndës narkotike heroinë.

Në një nga episodet, konkretisht më datë 04.04.2022, është arrestuar në Vlorë, shtetasi P. H., dhe ka rezultuar se lëndën narkotike të llojit heroinë që iu gjet këtij shtetasi, ia ka shitur shtetasi D. Sh.

Për këtë shtetas, Prokuroria pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, bazuar në provat e siguruara nga hetimi, më datë 01.03.2023, kishte lëshuar urdhër ndalimi, për veprat e mësipërme penale.

Në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, vijon puna për dokumentimin e plotë ligjor të veprimtarisë kriminale të kryer nga ky shtetas, kryesisht të shpërndarjes së drogave të forta, të veprimeve të kryera për llogari të grupit kriminal, për sigurimin e kushteve dhe mjeteve për të kryer vrasje, si dhe për armëmbajtje pa leje.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Gazetarët e Vlorës braktisin Unionin, shoqatën e Aleksandër Cipës

Një grup prej 13 gazetarësh të Vlorës, të angazhuar aktualisht në media lokale dhe kombëtare,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

VIDEO/ Seanca në Apel ndaj Ballukut, zv.kryeministrja përfaqësohet nga avokatët! Mbërrijnë në gjykatë Gentian Gjyli e Erald Elezi

Zhvillohet sot në Apelin e Gjykatës së Posaçme seanca gjyqësore ndaj Belinda Ballukut, e cila…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Plagosja me armë zjarri në Mamurras, shkak u bë…xhirimi i gomave

Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me ngjarjen në Mamurras. Sipas burimeve i plagosuri…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kuvendi/ Nis me tensione seanca, deputetët e PD ulen në karriget e ministrave. I pranishëm edhe Rama. Bardhi: Çojini në burg

Ka nisur me protestë seanca e sotme në Kuvend teksa pritej betimi i Avokatit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Të shtënat me armë në Mamurras, një i plagosur

Një person ka ngelur i plagosur në Mamurras pas disa të shtënave me armë zjarri.…

LEXO ME SHUME