Categories Lajme

Masakra në Tiranë/ Ish-vjehrri i Dan Hutrës: Dy fëmijët e mitur i merr shteti, nuk i mbaj dot

Babai i Elena Hysës, ish-bashkëjetuesja e Dan Hutrës, autori i masakrave në Tiranë ka dhënë një intervistë për gazetaren e emisionit “Me Zemër të Hapur” , Anila Ahmataj në “News24”.

Babai i 30-vjeçares tha se Elena jetonte me Dan Hutrën në një banesë me qira, ndërsa tregoi se i kanë dhënë edhe paratë që ai i kërkonte.

Ndër të tjera ka thënë se dy fëmijët e mitur i merr shteti, për shkak të pamundësisë për t’u kujdesur për ta dhe për t’i ushqyer.

“Kishin 3-4 muaj që jetonin në një shtëpi bashkë. Elena nga shtëpia ka ikur pasi janë ndarë pa mirëkuptim. Pasi iku erdhi, dhe bisedoi me ne,. Ai thonte se djali nuk ishte i tij. Përse ka ikur vajza pa i thënë atij. Pasi vajza iku nga shtëpia e Danit pasi e kishte kërcënuar. Ajo ka jetuar me vjehrrin e saj me Mislimin, nuk e di si ka qenë sjellja e tyre. Në trup Elenës nuk i kam parë shenja dhune. Nuk e dija që kishte vrarë bashkëshorten e parë apo që kishte dalë nga burgu. Shkesi më tha se është burri i mirë.

Dani jetonte me Elenën tek bregu i lumit, ka qenë me qira. Dan Hutra kërkonte lekë, i dhamë 3300 euro, para 6 muajsh. Nuk e kisha takuar më. Unë nuk di ta ketë rrahur. Nuk e di përse e ka denoncuar se ka rrahur, por denoncimin e ka tërhequr sepse kishte frikë mos na vriste. Na kishte kërcënuar duke na thënë: Do ta marrin vesh mediat botërore. Bashkëshortja ime është në spital, nuk i kemi treguar që ka vdekur vajza. Fëmijën e Mevlutes dhe Elenës e kishin marrë komshinjtë”, tha ndër të tjera babai i 30-vjeçares.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Dhërmi, arrestohen dy persona, Shisnin doza kokaine dhe kanabisi

Dy persona janë arrestuar në flagrancë pasi shisnin doza kokaine dhe kanabisi në Dhërmi. Në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kamioni shpërthen në flakë gjatë ecjes pranë Laçit

Një kamion i tonazhit të mesëm u përfshi sot (25 gusht) nga flakët në rrugën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Reforma territoriale, Shoqata e Bashkive kërkon ndërhyrjen e Këshillit të Evropës

Shoqata e Bashkive dhe e të Zgjedhurve Vendorë i është drejtuar me një letër urgjente…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Martë 25 Gusht 2026

Dashi Mos e lini për asnjë moment pas dore partnerin tuaj sot sepse mund t’iu…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbardhet vjedhja e 2.5 milionë lekëve dhe bizhuterive në Tiranë

Policia e Tiranës ka zbardhur vjedhjen e ndodhur 10 ditë më parë në një banesë…

LEXO ME SHUME