Categories Lajme

“Thuaj që e qëllove ti se dënohesh pak”, turku vret të riun për zhurmën, krimin ia lë vajzës së mitur

Një ngjarje tepër e rëndë ka tronditur Turqinë ditën e djeshme, ku një 30-vjeçar është qëlluar me armë zjarri në banesën e tij e për pasojë ka gjetur vdekjen në spital.

Fillimisht, u raportua se ai ishte vrarë aksidentalisht nga një vajzë e mitur, por ajo që hetuesit zbuluan më pas, i shokoi të gjithë, pasi rezultoi që autori i vrasjes ishte babai i të miturës.

Por si ndodhi krimi i rëndë dhe si babai tentoi ta fshehë atë duke ia hedhur fajin të bijës?

Mësohet se, Zeki Özezen pati një debat të fortë verbal me fqinjin e tij Kıral Dalkıran. Özezen po dëgjonte muzikë me zë të lartë dhe fqinji i kishte thënë që të ulte zërin, por viktima nuk kishte pranuar dhe këtu kishte lindur debati.

Në përleshje e sipër, 30-vjeçari u qëllua me armë zjarri nga fqinji i tij i inatosur, duke mbetur i plagosur rëndë dhe u dërgua menjëherë në spital, por fatkeqësisht nuk ia doli të mbijetojë.

Pasi e qëlloi fqinjin e tij, autori mori të bijën e mitur duke i thënë që kur të vinte policia t’i thoshte që ishte ajo që kishte qëlluar dhe jo babai i saj, pasi nuk do të dënohej për shkak të moshës, e kështu do ia hidhnin paq të dy.

Pas kësaj deklarate, i ati vrasës u lirua ndërsa vajza e tij u mbajt në kuesturë për marrjen e mëtejshme në pyetje. Por, gjithçka u zbulua përmes një letre që vajza e vogël shkroi nga burgu, ku ndër të tjera thoshte:

“Babi im e vrau, jo unë. Më thanë se do të merrja një dënim të shkurtër sepse isha i vogël dhe donin që unë të merrja fajin përsipër. Ata thanë se në burg ka një kënd lojërash dhe mund të luaja këtu. Por unë nuk jam fajtorja edhe pse e pranova”.

Më pas, Kıral Dalkıran, i cili u ndalua sërish 4 ditë pas ngjarjes, u arrestua, ndërsa vajza e tij Ç.D u lirua dhe iu dorëzua nënës së saj.

Por, sërish autori këmbëngulte që ishte e bija që e kishte qëlluar fqinjin, por asnjë deklaratë e tij nuk u mor parasysh nga prokurorët e çështjes, të cilët kanë bërë kërkesë për dënimin e tij përjetë, ndërsa akuzohet pë veprën penale të “vrasjes me dashje”.

Në vendimin e tij, Bordi i gjykatës fillimisht e dënoi Kıral Dalkıran me burgim të përjetshëm për “vrasje me dashje”, më pas e uli dënimin në 18 vjet duke aplikuar uljen për veprën e “provokimit të padrejtë”. Ndërkohë, për vajzën e tij nuk rëndon asnjë akuzë dhe është lënë e lirë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Dhërmi, arrestohen dy persona, Shisnin doza kokaine dhe kanabisi

Dy persona janë arrestuar në flagrancë pasi shisnin doza kokaine dhe kanabisi në Dhërmi. Në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kamioni shpërthen në flakë gjatë ecjes pranë Laçit

Një kamion i tonazhit të mesëm u përfshi sot (25 gusht) nga flakët në rrugën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Reforma territoriale, Shoqata e Bashkive kërkon ndërhyrjen e Këshillit të Evropës

Shoqata e Bashkive dhe e të Zgjedhurve Vendorë i është drejtuar me një letër urgjente…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Martë 25 Gusht 2026

Dashi Mos e lini për asnjë moment pas dore partnerin tuaj sot sepse mund t’iu…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbardhet vjedhja e 2.5 milionë lekëve dhe bizhuterive në Tiranë

Policia e Tiranës ka zbardhur vjedhjen e ndodhur 10 ditë më parë në një banesë…

LEXO ME SHUME