Categories Lajme

Emri/ Arrestohet prokurori i çështjes së Fjolla Morinës në Kukës, policia i bastis edhe shtëpinë

Një prokuror është arrestuar nga autoritetet policore këtë të mërkurë. Burime paraprake bëjnë të ditur se bëhet fjalë për prokurorin nga Kavaja, Edmond Karriqi, i cili aktualisht e ushtron detyrën në Prokurorinë e Kukësit.

Mësohet se pas arrestimit, policia ka kontrolluar edhe ambientet e banesës së prokurorit Karriqi. Në pranga ka rënë edhe shoferi i tij.

Edmond Karriqi është prokurori i cili kishte në ngarkim çështjen ndaj këngëtares Fjolla Morina, e cila aktualisht vijon të jetë në arrati. Ai u komandua në krye të prokurorisë së Kukësit në Mars të këtij viti.

Arrestimi i tij është bërë me urdhër të Prokurorisë së Posaçme, për akuzën e korrupsionit.

Sipas burimeve nga prokuroria është arrestuar edhe një zyrtarë në Prokurorinë e Kavajës. Bëhet fjalë për Isuf Gega, me detyrë sekretar në këtë prokurori. Arrestimet kanë ardhur me urdhër nga SPAK, ndërsa dyshohet për një rast korrupsioni por nuk dihet qartësisht se për çfarë bëhet fjalë.

Edmond Karriqi është Drejtuesi i Komanduar nga KLP në krye të prokurorisë së Kukësit, ndërsa emërimin e tij, e ka si prokuror në detyrë në prokurorinë e Lushnjës. Tre vite më parë Karriqi ka shërbyer si prokuror edhe në Kavajë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME