Kryetari i Bashkisë së Dropullit Dhimitër Toli ka rezultuar poztiv me Covid-19, lajmin e ka bërë të ditur vetë drejtuesi lokal përmes një postimi në facebook. Toli deklaron se testi i kryer prej tij ditën e sotme e ka nxjerrë pozitiv, ndërkohë që simptomat i janë shaqur një ditë më parë. Kryebashkiaku është vetëizoluar sëbashku me familjen e tij.
STATUSI NGA DHIMITËR TOLI: Të nderuar bashkëqytetarë!
Vetëm pak minuta më parë më informuan se jam pozitiv për koronavirus dhe kam qenë në izolim , unë dhe familja ime, që nga dje kisha simptomat e para!
Nesër Bashkia nuk do të funksionojë pasi dezinsektimi do të bëhet në të gjitha zonat, duke vëzhguar gjithmonë masat e nevojshme mbrojtëse!
Do të vazhdoj të kryej detyrat e mia për sa kohë që kam nevojë nga shtëpia!
Ju uroj shëndet dhe vëmendje maksimale!
Sinqerisht, Kryebashkiaku i Dropolit dhe Pogonit Dimitris Tolis
Kujtojmë se gjatë 24 orëve të fundit në rrethin e Gjirokastër kanë rezultuar pozitiv me Covid 8 persona të tjerë përveç kryebashkiakut Toli. Mes rasteve të reja kemi 3 të cilat vijnë nga institucionet arsimore, ku ka rezultuar positive me koronavirus një mësuese në gjimnazin “Siri Shapllo” dhe dy nxënës në shkollën e mesme “Pandeli Sotiri”.

