Categories Lajme

Emri \ Dyshime për pastrim parash, prokuroria e Vlorës sekuestron 3.5 mln euro pasuri

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë ka vendosur sekuestro preventive mbi pasuri të paluajtshme me vlerë totale rreth 3.5 milionë euro të shtetasit Agron Lamaj dhe shoqërisë tregtare “Rei Royal” shpk.

Masat e sigurimit pasuror u morën në kuadër të procedimit penal nr. 1329 të vitit 2022, për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, parashikuar nga neni 287 i Kodit Penal.

Në total u sekuestruan 17 pasuri të paluajtshme, kryesisht apartamente, njësi tregtare, garazhe dhe parcela trualli në zonën e Vlorës dhe rrethina.

Lista e pasurive të bllokuara përfshin:

2 parcela pemëtore (1 000 m² dhe 600 m²) në emër të shtetasve A.L. dhe bashkëshortes;
1 truall 249.5 m²;
2 apartamente (126.6 m² dhe 143.7 m²) në emër të Agron Lamajt;
12 njësi tregtare dhe shërbimi në pronësi të “Rei Royal” shpk me sipërfaqe nga 42.45 m² deri në 220 m²;
1 garazh 202 m² në pronësi të së njëjtës shoqëri.

Burime pranë prokurorisë bëjnë të ditur se hetimet po zhvillohen për të verifikuar origjinën e këtyre pasurive, të cilat dyshohet se janë blerë me të ardhura nga veprimtari të kundërligjshme.

Sekuestrimi u bë me vendim të Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorëllimi i Juridiksionit të Përgjithshëm dhe pritet të pasohet me ekspertiza aktuale të vlerës së tregut dhe analiza financiare të thelluara.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Gjenden të pajetë në banesë, çifti i bashkëshortëve në Greqi

Vendi fqinj është e tronditur nga lajmi për vdekjen e një çifti bashkëshortësh në mënyrë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Përse na ike more Erion, mesazh në dërrasën e klasës ?”- 15-vjeçari u godit me thikë në Durrës, shkolla vendos lule në bankën e adoleshentit

Shkolla 9-vjeçare “Asllan Keta” në Fushë-Bulqizë ka vendosur lule në bankën e ish-nxënësit të tyre,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në rrugën Maqellarë-Peshkopi, disa të plagosur

Pak minuta më parë ka ndodhur një aksident në rrugën nacionale Maqellarë–Peshkopi, në vendin e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Seanca paraprake për Veliajn, pritet kalimi ose jo për gjykim! Kërkon njohjen me aktet dhe heqjen e kafazit

Mbahet në GJKKO seanca e radhës paraprake për dosjen “Veliaj” për kalimin ose jo për gjykim, ose…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pogradec/ Shkoi për të marrë ilaçet e zemrës, burri humb JETËN në farmaci nga ataku kardiak!

Një person ka ndërruar jetë brenda një farmacie në lagjen nr 17 të qytetit të Pogradecit. Sipas…

LEXO ME SHUME