Categories Lajme

Emri\ Fshehu 8 sirianë në një banesë të braktisur në Lushnje, vihet në pranga autori

Policia e Lushnjes ka gjetur 8 sirianë në një banesë 2-katëshe të pabanuar në fshatin Golem.

Sipas burimeve, bëhet me dije se policia ka rënë në gjurmë të dy shqitarëve që po dërgonin ushqim në banesën ku strehoheshin sirianët, dhe në momentin e ndjekjes ata kanë braktisur mjetet dhe janë larguar në drejtim të paditur.

Policia e Lushnjes ka vënë në pranga personin që strehoi 8 sirianët, Kristian Engjëll Plakun nga Maliqi.

Autori sapo ka konstatuar policinë ka tentuar të largohet dhe është ndjekur nga policia përreth një km rrugë, në momentin që është prangosur.

Kristian Plaku rezulton si person i dënuar nga Gjykata e Vlorës, për veprën penale të trafikimit të qenieve njerëzore.

Mësohet gjithashtu se në banesën 2-katëshe, policia ka gjetur dhe 2 automjete të braktisura, ndërsa po vijon hetimet për pronësinë e tyre. Sakaq, mësohet gjithashtu, se 4 burrat e 4 gratë e fshehura në banesën e pa banuar, janë në gjendje të mirë shëndetësore.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME