Categories Lajme

Emri\ Gjirokastër, Gjendet e pajetë 35-vjeçarja, ka humbur jetën disa ditë më parë

Një shtetase 35 vjeç është gjetur e pajetë në banesën e saj në lagjen 18 shtatori në Gjirokastër. Mësohet se bëhet fjalë për 35 vjeçaren Alba Taho, e cila dyshohet se ka humbur jetën, në rrethana ende të pasqaruara disa ditë para se të gjendej nga forcat blu të qytetit të gurtë.

Kanë qenë fqinjët të cilët kanë njoftuar policinë pasi nga banesa e familjes Taho vinin aroma të rënda. Menjëherë pas marrjes së njoftimit blutë kanë ndërhyrë në banesën ku e ndjera e cila v uante nga p robleme të shëndetit mendor jetonte bashkë me të ëmën. Sipas njoftimit zyrtar, trupi i 35-vjeçares ishte pjesërisht i d ekompozuar çka lë të kuptojë se Taho ka humbur jetën disa ditë më parë.

E ëma e cila vuan nga e njëjta diagnozë është shoqëruar për në komisariat ku dhe do të merret në pyetje. Sipas raportimeve paraprake në trupin e të ndjerës nuk ka shenja dhune.

Njoftimi zyrtar Rreth orës 11:20 njoftohemi se në lagjen “18 Shtatori” është gjetur e pajetë në banesë e saj shtetasia A. T., rreth 35 vjeç, e cila vuante nga probleme të s hëndetit mendor.
Menjëherë në vendgjarje shkuan shërbimet e policisë dhe nga kqyrja paraprake e trupit nuk vihen re shenja d hune.

Gjithashtu dyshohet se shtetasia A. T. ka ndërruar jetë prej disa ditësh, pasi trupi ka filluar pjesërisht të dekompozohet. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Detaje të reja nga vdekja e futbollistit shqiptar në Greqi

Një ngjarje e rëndë ka tronditur komunitetin sportiv në Greqi, ku futbollisti 16-vjeçar me origjinë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditet call center-i mashtrues në Tiranë, 4 në pranga!

Një call center nëpërmjet të cilit mashtroheshin shtetas të huaj me qëllim vjedhjen e shumave…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Moti\ Dita e sotme me alternime kthjellimesh dhe vranësira mesatare

Për ditën e sotme (30 shtator), vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë/ Përdhunohet dhe grabitet 70-vjeçarja në Akërni, 43-vjeçari e goditi me sëpatë dhe u largua

Një ngjarje e rëndë raportohet në fshatin Akërni, ku një 70-vjeçare dyshohet se është dhunuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Bëri filmime për TikTok me makinë mbi trotuar,60 mijë lekë gjobë shoferit në Berat! I hiqet leja e qarkullimit

Manovrat me makinë mbi trotuar duke filmuar një video në TiKTok dhe rrezikuar jetën e…

LEXO ME SHUME