Categories Lajme

EMRI/ Goditi me thikë ish-gruan dhe tentoi të vriste me kallash një person, arrestohet i riu në Vlorë

Një 31-vjeçar është vënë në prangat policisë në Vlorë pasi konsiderohej një person me rrezikshmëri të lartë shoqërore në fushën e krimeve kundër personit.

Shtetasi Xhevahir Kovaçi  dyshohet se tentoi të vriste me kallashnikov një shtetas, pas një konflikti për motive të dobëta dhe gjithashtu dyshohet se ka qëlluar me thike ish-bashkëshorten e tij duke i vjedhur më pas edhe celularin.

Njoftimi i policisë:

Vlorë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Limit”, për kapjen dhe vënien në pranga të një shtetasi me rrezikshmëri të lartë shoqërore në fushën e krimeve kundër personit.

Tentoi të vriste me armë zjarri kallashnikov një shtetas, pas një konflikti për motive të dobëta, kapet dhe vihet në pranga 31-vjeçari.

Ky shtetas kërkohej nga Policia e Vlorës, pasi më 18 janar, goditi me mjet prerës (thikë) ish-bashkëshorten dhe i vodhi asaj para dhe celularin.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë dhe ato të Forcës së Posaçme “Shqiponja” të DVP Vlorë, të mbështetura nga inteligjenca informative, me qëllim kapjen e një shtetasi që kishte tentuar të vriste me armë zjarri kallashnikov, një shtetas tjetër, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Limit”, si rezultat i të cilit u ndalua shtetasi Xh. K., 31 vjeç, banues në Tiranë.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim nga Policia e Tiranës, pasi nga veprimet e thelluara hetimore në lidhje me një konflikt për motive të dobëta, të ndodhur më datë 03.02.2023, në rrugën “Çelo Ibraj”, Tiranë, ka rezultuar se 31-vjeçari ka tentuar të vrasë me armë zjarri tip kallashnikov shtetasin A. H.

Nga veprimet hetimore për këtë rast, ka rezultuar gjithashtu se shtetasi Xh. K. ishte shpallur në kërkim dhe nga Komisariati i Policisë Vlorë, pasi më datë 18.01.2023, në lagjen “Kushtrimi”, Vlorë, dyshohet se ka goditur me mjet prerës (thikë), ish-bashkëshorten, si dhe i ka vjedhur asaj, celularin dhe një shumë parash.

Shtetasi Xh. K. iu dorëzua shërbimeve të DVP Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Shoferi shqiptar humb jetën në aksident me kamion në Itali, la pas dy fëmijë

Një 48-vjeçar shqiptar, prej vitesh emigrant në Itali, ka humbur jetën në një aksident tragjik…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Projekti TID në Durrës, banorët kërkojnë kompensim të drejtë nga shteti për prishjen e shtëpive

Që kur mësoi se shtëpia e tij pranë bulevardit “Epidamn” do të prishej për t’i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Dielë 21 dhjetor 2025

Dashi Do jeni shume te vendosur gjate kësaj dite t’i zgjidhni te gjitha problemet qe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tragjedia në Lezhë, nëna i jep fund jetës pas vdekjes së djalit 42 vjeçar

Një dramë e thellë familjare, që duket sikur ka dalë nga skenat e një filmi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet 35-vjeçarja në Mirditë, qarkullonte me armë në makinë

Policia ka arrestuar një 35-vjeçare në Mirditë, pasi u kap teksa qarkullonte me armë zjarri…

LEXO ME SHUME