Categories Lajme

Emri/ I shpallur në kërkim për trafik narkotikësh në Shqipëri e Mal të Zi, arrestohet 43-vjeçari në Berat

Një 43-vjeçar i dënuar tre herë nga autoritetet shqiptare dhe ato malazeze. Sipas policsë, Pajtim Shyti u vu në pranga nga policia e Beratit, e cila sqaron se ky person duhet të vuajë mbi 7 vjet burgim në Shqipëri.

Shyti gjatë periudhës 2017-2021, është dënuar dhe akuzuar 3 herë, në Shqipëri dhe në Mal të Zi, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim.

Ndërkohë materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i policise

Berat/Finalizohet operacioni policor i koduar “Vendngjarjet”, për të vënë në pranga një shtetas të shpallur në kërkim.
3 herë i dënuar dhe i akuzuar për prodhim dhe shitje narkotikësh, në Shqipëri dhe në Mal të Zi, lokalizohet dhe kapet 43-vjeçari.
Këtij shtetasi i duhet të vuaje mbi 7 vjet burgim në Shqipëri dhe gjithashtu rezulton i kërkuar nga autoritetet malazeze.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Berat, në vijim të punës për lokalizimin, kapjen dhe vënien në pranga të shtetasve të kërkuar për veprimtari të ndryshme kriminale, të mbështetura nga inteligjenca informative, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Vendngjarjet”.

Si rezultat i këtij operacioni, u lokalizua, u kap dhe u vu në pranga shtetasi i kërkuar Pajtim Shyti, 43 vjeç, banues në lagjen “30-vjetori”, Berat.
Ky shtetas, gjatë periudhës 2017-2021, është dënuar dhe akuzuar 3 herë, në Shqipëri dhe në Mal të Zi, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim, konkretisht:
•Gjykata e Apelit Gjirokastër, me vendimin e datës 30.05.2017, e ka dënuar me 4 vjet e 8 muaj burgim, pasi në vitin 2016, ky shtetas u kap në Përmet, duke shpërndarë lëndë narkotike;
•Gjykata e Apelit Vlorë, me vendimin e datës 02.05.2017, e ka dënuar me 2 vjet e 7 muaj burgim, pasi në vitin 2016, në banesën e tij në Berat, iu gjetën sasi lëndësh narkotike heroinë e kokainë, si dhe fara kanabisi;
•Gjykata e Rrethit Gjyqësor Berat, me vendimin e datës 15.01.2021, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, pasi ishte i kërkuar nga autoritetet malazeze, po për prodhim dhe shitje narkotikësh.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprime të mëtejshme

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe. Lajmin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aktorja e njohur turke ndërron jetë në moshën 35-vjeçare…

Aktorja turke, Ece Irtem, e njohur për rolin e saj si Isil në serialin “One…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3

Poetja Mimoza Ahmeti ka triumfuar në edicionin e tretë të Ferma Vip. Ndryshe nga cfare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbulohet ‘foleja’ e prostuticionit në Fier, arrestohen dy kolumbiane

Dy kolumbiane 20 dhe 30-vjeçe kanë rënë në prangat e policisë së Fierit për prostitucion. D.C dhe G.C…

LEXO ME SHUME