Categories Lajme

Emri i tij përflitet për president, Fatos Nano në gjendje të rëndë shëndetësore

Burime të afërta me familjen, deklaruan sot për “Shekulli” se ish-kryeministri Fatos Nano është në gjendje të rëndë shëndetësore dhe po merr trajtimin mjekësor. Dyshohet se 69-vjeçari vuan nga ceroza në mëlçi, sëmundje që lidhet me konsumimin e tepruar të alkoolit.

Ish-kryeministri Fatos Nano ishte raportuar në gjendje jo të mirë shëndetësore edhe një vit më parë. Më 28 maj 2021 ai u paraqit në një spital në Tiranë për të marrë ndihmë mjekësore, ndërsa në pamjet e publikuara Nano shihej të dilte nga makina e tij, i shoqëruar nga bashkëshortja Xhoana Nano.

Në pamundësi për të ecur në këmbë, Nano, që mbante edhe një maskë mbrojtëse ndaj COVID, u mor me një karrocë me rrota për t’u futur në spital.

Tre ditë më pas, ai u pa në Rinas, ku priste të nisej jashtë vendit, ndërsa rojet e tij ndaluan kamerat e pranishme të merrnin pamje të ish-kryeministrit që kishte vështirësi në lëvizje.

Në të gjitha rastet kur është përfolur për gjendje të rëndë shëndetësore, Nano i ka përgënjeshtruar, duke u shprehur se ishte “si kokrra e mollës” dhe duke fajësuar mediat për spekulime.

Fatos Nano, ka shërbyer si kryeministër i Shqipërisë në vitin 1991, kur vendi sapo kishte dalë nga diktatura komuniste dhe më pas në vitet 1997-1998 dhe 2002-2005, kur pas humbjes së PS-së në zgjedhjet e 3 korrikut dha dorëheqjen nga drejtimi i PS-së dhe u largua nga skena politike.

Lideri historik i socialistëve, megjithatë, nuk hoqi dorë dëshira për të qenë figurë aktive, duke tentuar të zgjidhej president, siç është edhe propozimi më i fundit për të zëvendësuar presidentin në largim, Ilir Meta. Ai mbetet një figurë e dashur e të majtës dhe nuk ka munguar të mbështesë partinë që drejtoi për shumë vite, edhe nga burgu, ku u fut në vitet 1993-1997, nga rivali i tij politik, Sali Berisha, me akuzën për shpërdorim të ndihmave italiane për Shqipërinë, në vitin 1991. Herën e fundit, në shkurt 2021, përpara zgjedhjeve të 25 prillit, ai doli në një emisionin televiziv dhe ofroi mbështetjen e tij për mandatin e tretë të Edi Ramës.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Shpërthen bombola e gazit në një shtëpi në Shkodër, një i plagosur

Një bombolë gazi ka shpërthyer në një banesë në lagjen “Dergut” të Shkodrës. Shpëthimi ka…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dhuna në familje një problem serioz në Shqipëri!

Pothuajse çdo ditë në Shqipëri një person arrestohet për dhunë në familje. Referuar statistikave të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Korçë/ Po luante në oborr, 2-vjeçarin e zë poshtë motori

Një fëmijë 2 vjeç është zënë poshtë nga një motor që ndodhej i parkuar në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestimet me urdhër të SPAK në Kadastër, policia jep detajet dhe publikon pamjet

Policia ka dhënë detaje për arrestimet e djeshme në Kadastër.  4 të arrestuarit akuzohen për…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dëmtohet busti i “Skënderbeut” në Gjenevë, autoritetet zvicerane nisin hetimet

Në orët e vona të mbrëmjes së djeshme është dëmtuar busti i heroit kombëtar Gjergj…

LEXO ME SHUME